E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry ne Pentagon Rice ne vend te Klinton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama po mendon që t’i kërkojë senatorit Xhon Kerri që të drejtojë departamentin e mbrojtjes në kuadër të zëvendësimeve të krerëve të lartë të sigurisë kombëtare që parashikon dhe emërimin e një drejtori të ri të CIA- ss pas dorëheqjes së Dejvid Petraus. Lajmi është publikuar nga uashington post, që citon burime të administratës, sipas të cilit posti i sekretares së shtetit për të cilin ishte kandiduar Kerri do ti besohet Suzan Rajsa, aktualisht ambasadore amerikane në OKB. Ndërsa një nga emrat e favorizuar për të zëvendësuar Petraus është Xhon Brenan, këshilltari i Obamës për anti terrorin. Por nëse do do të refuzonte postin pasi thuhet që dëshiron të largohet nga qeveria, drejtimi i agjencisë së inteligjencës mund t’i kalojë zëvendësit aktual të Petraus Majkëll Xhej Morell. Sidoqoftë burimet kanë saktësuar se për momentin nuk është marrë asnjë vendim, duke përmendur edhe emrat të tjerë të mundshëm për të drejtuar Pentagonin si nënsekretari aktual i mbrojtjes Ashton Karter dhe nënsekretarja Mishel flurnoi. Uashington Post nënvizon se nuk është ende e qartë se kur do të zëvendësohet Paneta. Ky i fundit ka deklaruar ditë ëm parë se nuk kishte ndërmend të largohej nga posti, por gjithashtu nuk do të qëndronte për të gjithë mandatin e dytë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›