Fundi i marrëzisë
Nga Mimoza Dervishi
Debati me temë kush i fiton zgjedhjet, ka kuptim kur bëhet në vende me standarde, ku ai më kryesori është numërimi i votës ashtu siç hidhet. Për aq kohë sa Shqipëria nuk është një vend i tillë, ky debat është thjesht i pakuptimtë dhe një lodër plastike në duart e medias, që kërkon të imitojë sadopak Perëndimin në kushte mesjetare. Pa i hequr askujt të drejtën të debatojë dhe ëndërrojë, mendoj që është koha të përqendrohemi tek pyetja: A do ti shkojë marrëzisë deri në fund Sali Berisha? A do jetë ajo e ngjashme me marrëzitë e shkuara apo edhe më tronditëse, edhe më shkatërruese për vendin? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për ta parandaluar këtë marrëzi dhe si duhet të përgatiten për ta përballuar atë?
Nuk gjej asnjë argument të besoj se kryeministri i Shqipërisë nuk do bëjë në qershor atë që di të bëjë më mirë, të vjedhë zgjedhjet me të gjitha mënyrat dhe mjetet, nën dhe’ e mbi dhe’, fshehur popullit e faqe botës, të vrasë po të jetë nevoja, të hapi depo armësh po tia dojë puna, dhe të rishpallet fitues. Ashtu sikur rizgjidhte veten president në 3 mars 1997, kur një gazetë opozitare po shuhej nga flakët, të cilat në atë moment kishin përfshirë gjithë vendin. Ashtu sikur shpalli fitoren e vjedhur të Bashkisë së Tiranës në maj 2011, kur ende nuk ishte tharë gjaku i katër të vrarëve para derës së tij. Trajektorja e tij e çmendurisë shkon në përpjesëtim të drejtë me përmasat e humbjes reale: sa më poshtë ta shohë veten, aq më thellë zhytet në krim. Pyetja sot është: sa larg do shkojë kësaj here?
Dhe si gjithmonë në debatin fantazmagorik se kush fiton në qershor, shfaqen disa elemente e disa shpresa e nënshpresa. Debati më i padurueshëm e më i pagëlltitshëm është ai ku vihet në qendër Ilir Meta, portretizimi i tij si Superman, që mban në dorë çelësat e pushtetit, si njeriu komfort që nuk e ka problem se më kë do bëhet, sepse pushtetin e ka të garantuar, si ai që pret i qetë, me sëpatë në dorë për të copëtuar tortën e radhës. Për të gjithë ata opozitarë që ndoshta nuk e thonë, por e mendojnë, që ose shpresojnë, ose janë të shqetësuar për një ribashkim me Ilir Metën, duhet ta flenë mendjen se kjo s’ka për të ndodhur. E mira është në krahun e tyre në këtë rast. Të tjerët, njerëz më të ftohtë, të cilët analizojnë pa emocione, por thjesht me aritmetikë, gjithashtu duhet ta dinë se aritmetika nuk hyn më në punë. Ilir Meta nuk ka nga shkon veçse me PD-në. Për një arsye madhore: Eshtë tej mase i zhytur në korrupsion, është kokë e këmbë peng tek Sali Berisha. Vetëm analiza e FBI mbi videon 700 mijë euro do shndërrohej brenda natës, nga letër higjienike, në fletë arresti.
Shpreh vetëm keqardhjen për ata që e ftojnë apo përmendin nëpër analiza, duke bërë krahasime me sa vota mori në vitin 2009 apo 2011, dhe duket se kanë harruar aktin e tij të turpshëm të blerjes së votave me para. Po aq i turpshëm sa vizioni i tij me bllok në dorë, që nuk i përmendet më, ose kur i përmendet, është thjesht një krijim mundësie që ai të thotë se drejtësia e ka nxjerrë të pafajshëm. Socialistët dhe opozitarët kudo që të jenë, duhet të distancohen fuqishëm nga kolera LSI. Çkuptim kanë fjalitë, që po ndryshuan kurs tani para zgjedhjeve, ne edhe i pranojmë?
Po gjithë këto vite bashkëqeverisje dhe bashkëvjedhje ku shkuan?
E sigurisht që ky qëndrim i dyzuar mori pikënisje në takimin e nxituar të kryetarit të opozitës me Ilir Metën. Që rezultoi i gabuar e që ishte i frymëzuar nga mjedisi toksik i Tiranës, që kur i vë kufirin tek thana kundërshtarit, të quajnë jo bashkëpunues, e kur i shtrin dorën, të quajnë të pamoralshëm.
E mira është të flitet troç e qartë, që me LSI-në, PS-në e ndan gjithçka sot.
Opozita nuk ka pse tutet sepse sot, dje, edhe 4 vite të shkuara, i kishte dhe i tepronin votat për të fituar, pa Ilir Metën. Fryrja e Ilir Metës si përcaktues i fituesit, është thjesht një ide korruptive, në një shtet korruptiv, që pothuaj ka kapluar për fyti gjithë shoqërinë, duke i shpëlarë trurin dhe duke e bërë të mendojë po në mënyrë korruptive.
I dyti debat i shëmtuar dhe i vjetruar aq sa Sali Berisha në pushtet, është ai i barabitjes së dy kundërshtarëve politikë. Nis si një debat mes të mençurish, por është thjesht një debat injorantësh. Eshtë njësoj si të krahasosh një kriminel me vepra penale të përsëritura, me një qytetar që përpiqet të bëjë më të mirën sipas tij, dhe ashtu si çdo qenie tjetër njerëzore, nuk është perfekt, por krime s’ka bërë ama, njerëz nuk ka vrarë.
Midis këtyre dy temave të palogjikshme, vërtiten zhurmaxhinjtë dhe harrohet ajo më kryesorja:
Si të parandalohet një vjedhje edhe më e madhe se të mëparshmet, që do të shënonte pa diskutim fillimin e një katastrofe. Nuk arrij ta kuptoj si mund të bëhen llogaritë mbi shifrat jo reale të zgjedhjeve të mëparshme. Shifrat për të cilat duhet të flitet janë ato të tjerat: sa ka vjedhur Berisha dhe ku ka vjedhur? A ka njeri në botë ti llogarisë apo të paktën ti marrë me mend këto shifra? A ka njeri gjithashtu të na tregojë si do lëvizin deputetët dhe qarqet? Cilat qarqe? Mos ndoshta është fjala për ato zonat në hartën e Shqipërisë, atë hartën që kryeministri e përdor si lodër të vogël personale dhe e ngjyros me blu deri në Karaburun po të jetë nevoja? Se ne mund të kemi hartën tonë, por ai ka hartën e tij, atë që sjell Tropojën në Tiranë dhe çon Tiranën në Tropojë.
E meqë elefanti vërtitet në mes të dhomës e të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin, këto pyetje as nuk shtrohen, as nuk marrin përgjigje. Shoqëria ndërkohë mban frymën dhe shpresën tek ndërkombëtarët, me dëshirën e madhe se kësaj here, ata do tia bëjnë fora. Mendojeni prapë! Ju deshën dy vjet diplomatëve të artikulojnë që zgjedhjet e fundit lokale ishin me probleme, që rregullat nuk ndryshohen në mes të lojës, që Berisha nuk po na duket dhe aq burrë shteti, e të tjera si këto. Ata thjesht bëjnë punën e tyre dhe puna e tyre është të vëzhgojnë, jo ti ndalin dorën Berishës të vjedhë e të vrasë. Këtë fuqi nuk e kanë dhe as që e duan. Edhe kësaj here thjesht do vëzhgojnë, ska pikë rëndësie sa e madhe do jetë ushtria e vëzhguesve, përkthehet vetëm në ca faqe më shumë protokolli, e ca raste më shumë për të nxjerrë të njëjtin konkluzion. Të cilin ata tashmë e kanë nxjerrë me kohë. Megjithatë duhet thënë se nëse Tirana mediatike gëlon se kush do ti fitojë zgjedhjet, të vetmit të kthjellët, që nuk e kanë këtë hall, janë pikërisht të huajt. Ata janë të shqetësuar se si do zhvillohen zgjedhjet. Dhe në këtë pikë duhet ti falenderojmë, që na duan kaq shumë. Ata më mirë se shqiptarët e kuptojnë, që një njeri që ka në dorë gjithçka, Presidencën, Prokurorinë, Gjyqësorin, Policinë, Komisionin e Zgjedhjeve, i ka të gjitha shanset ti bëjë të gjitha.
Eshtë e kotë të bësh
