E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjigje për Edi Ramën dhe Modelin Meta

Mero Baze 2Nga Mero Baze

Kryeministri i ardhshëm i vendit është përfshirë në një debat virtual me opinionin publik të shqetësuar nga marrëveshja e tij me LSI. Ka dy ditë që me komente dhe deklarata tenton të polemizojë dhe të agresojë nxitësit e kësaj furtune në gotë bosh, siç e quan. Ka shpikur si arsye të kësaj furtune 21 Janarin dhe ka gjetur si armik median pro dhe kundër 21 Janarit si nxitëse të kësaj vale shqetësimi.

Nuk kisha ndërmend të shkruaja më rreth kësaj teme, por meqë ndjehem i përfshirë në këtë polemikë, dua të jap konsideratën time të plotë për çfarë quaj negative dhe çfarë ka pozitive në këtë histori.

Në komentin e zotit Rama e gjej veten tek fjalia ku thotë se: Ky manipulim nis me kundërshtarë fanatikë të bashkimit tonë me LSI, të cilët në 21 janar ishin në krahun e protestuesve. Unë jam një nga gazetarët që pushteti më përfshiu në listën e puçistëve dhe isha gjithë ditën ballë për ballë me zyrën e kryeministrit bashkë me kolegë të tjerë, shumica reporterë të rinj. Por unë nuk ndjehem i fyer nga Ilir Meta më 21 janar, por para dhe pas 21 janarit nga fenomenet që ai ka instaluar në politikën shqiptare gjatë këtij mandati katërvjeçar- pa 80 ditë- në pushtet.

Përpjekja për ta lidhur kapitullimin pa kushte para LSI vetëm me 21 Janarin, është një e pavërtetë e madhe. 21 Janari është një histori e zezë e pushtetit politik të Sali Berishës, që nuk ka për tiu ndarë gjithë jetën, por nuk është një vepër e LSI. Videoja e Ilir Metës ishte shkak i revoltës popullore të 21 janarit, por Sali Berisha nuk vrau për të mbrojtur Ilir Metën, por karrigen e tij.

Për këtë arsye zoti Rama na detyron kot të polemizojmë me të, duke na deformuar thelbin e skepticizmit që ekziston ndaj aleancës së re. Ajo është shumë më e gjerë se kaq.

Fenomeni i parë negativ që instaloi Ilir Meta në politikën shqiptare me aleancën e tij me Sali Berishën, është devijimi i votës së shqiptarëve. Ilir Meta u kërkoi votën shqiptarëve për rotacion politik në vitin 2009, dhe i përdori ato vota për të mbajtur në pushtet Sali Berishën. Ky është një amoralitet i madh, i cili tani është kthyer në standard. Falë këtij standardi, nga vitit 2009 deri më sot, Edi Rama ka humbur dhe pesë mandate të tjera deputetësh socialistë, të cilët nën shembullin e pafytyrësisë së Ilir Metës u votuan si socialistë dhe përfunduan si demokratë. Po ja kujtoj emrat: Shpëtim Idrizi, Vangjel Tavo, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. Këta janë një LSI më e madhe dhe se vetë LSI e Ilir Metës dhe janë një bilanc i rëndë për një opozitë. Edi Rama ka këtu jo gjithë përgjegjësinë, por natyrisht një pjesë të madhe të saj.

Fenomeni i dytë negativ që Ilir Meta instaloi në politikën shqiptare, është identifikimi i pushtetit me vende pune, poste fitimprurëse dhe motivimi i njerëzve për tu marrë me politikë për të bërë para. Ministria e Ekonomisë, ajo e Jashtme dhe e Shëndetësisë, sot nuk janë institucione publike të shtetit shqiptar, por celula karkalecash të LSI, që grijnë çdo gjë që u del përpara. Arroganca e tyre për të rrjepur dhe vjedhur çdo gjë në pushtet është kthyer sot në simbol zilie për gjithë shoqërinë e deformuar shqiptare, që ëndërron të gjejë pasurimin tek politika. Të vetmit njerëz të sprovuar për militantizëm politik në Shqipëri sot nuk janë as anëtarë të PD-së, as anëtarë të PS-së, por njerëz me tesera të LSI, të cilët kanë të qartë sa do paguajnë, sa do punojnë e sa do marrin nga pushteti. Ky është modeli më primitiv që ndonjë pushtet ka krijuar në Shqipëri.

Fenomeni i tretë shumë negativ, që Ilir Meta instaloi në politikën shqiptare, është kapja e shtetit. Videoja e famshme e Ilir Metës dhe në një fis afrikan do të ishte ndëshkuar së paku me dy rrahje kamxhiku në trup, kurse në Shqipërinë e Sali Berishës u shpall inekzistente. Arsyeja pse u shpall ishte se Sali Berisha u detyrua të shkonte në mesnatë në shtëpinë e Ilir Metës, të hante ngjalat e Monikës, të pinte një ditë para gjyqit kafe publikisht në Rogner dhe kështu ti jepte sinjal pushtetit gjyqësor se ky njeri ishte i paprekshëm. Fuqia e Ilir Metës për të detyruar pushtetin të kthehej në shërbëtor të tij është fuqi e një sistemi mafioz dhe mund të funksionojë kudo ku i pari i vendit nuk është njeri i lirë. Sali Berisha nuk kishte fuqi të ishte njeri i lirë dhe ti tregonte qelinë e burgut Ilir Metës, pasi ishte pjesë e pazareve të tij. Për këtë arsye mosndëshkimi i Ilir Metës inkurajoi pandëshkueshmërinë në gjithë sistemin gjyqësor të vendit. Bile gjyqtarët që shërbyen për këtë shkak, u shpërblyen nga partia antikomuniste në pushtet, edhe pse nëse do ishte në fuqi ligji i Berishës për lustracionin, do ishin hequr nga puna si ish- sigurimsa.

Fenomeni i katërt negativ që Ilir Meta instaloi në shtetin shqiptar, është vjedhja e votave. Këtë ves të ndyrë ky njeri e ka demonstruar së pari në vitin 2001 kur ishte kryeministër dhe kur zhvilloi një nga zgjedhjet më të këqija në historinë e këtij vendi, duke kthyer 40 mandate me Gjykatë Kushtetuese dhe duke përdorur policinë brutalisht për të rrëmbyer kuti dhe kandidatë ditën e votimit. Ky ves prej banditi politik u ringjall më 8 maj në Tiranë. Karkalecat e Ilir Metës ishin ata që bënin kërdinë duke blerë vota dhe komisionarë në Njësinë 5 në Tiranë dhe ishin inkurajuesit kryesorë të përmbysjes së rezultatit pasi Edi Rama u shpall fitues. Ai përdori zgjedhjet e 8 majit 2011 si një mekanizëm për të gjunjëzuar opozitën shqiptare dhe për ta detyruar atë ti binte në gjunjë, siç i ra më 1 prill, gati dy vjet më vonë. Nënshtrimi ndaj tij është hapje rruge dhe  mbivlerësim i njerëzve që vjedhin votat dhe kanë aftësi të përdhunojnë votën e qytetareve në këtë vend. Ai e bëri këtë mes të tjerash për ti bërë shantazh Partisë Socialiste si një parti, të cilën ai ëndërron ta drejtojë.

Fenomeni i pestë shumë negativ që Ilir Meta ka instaluar në politikën shqiptare janë dhe lidhjet me grupet kriminale dhe mitizimin e tyre si faktor politik. Të njëjtën gjë ka bërë dhe në vitin 2001 kundër opozitës së atëhershme të Sali Berishës. Kudo ku Berisha kandidonte policë apo të fortë, ai u hapte rrugë dhe u vidhte votat kandidatëve që nuk kishin lidhje me botën e krimit, për ta shtyrë shoqërinë drejt idhujve të botës së krimit. Të njëjtën gjë po bën dhe sot. Përreth Ilir Metës (përjashto bibliotekën që se kush ia ka vendosur si sfond kohën e fundit), gjen vetëm njerëz me pare dhe histori banditësh, të cilët janë fuqia e tij reale. Ai është i vetmi lider politik në Shqipëri që ka 2 mijë metra katror shtëpi në mes të Bllokut në Tiranë, të ndërtuar pa leje, të legalizuar, të papaguar tek ata që ua ka rrëmbyer dhe nuk jep llogari. Ai është një politikan që

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›