E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Kevin Kupi garon për medaljen e bronztë

Shqipëria ka një tjetër mundësi për të fituar medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që po transmetohen drejtpërdrejt në RTSH.

Mundësi shqiptar Kevin Kupi do të garojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë 77 kg.

Kupi mundi me rezultatin 4-3 algjerianin Doulache në ripeshkim dhe sot pasdite do të përballet me mundësin egjiptian Alameld për në një sfidë që vlen medaljen e bronztë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›