E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga pjesemarrese ne samitin e Varshaves

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, që do të mbahet në Varshavë.

Presidentja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sipas RTK-së, tashmë ka axhendën e saj të takimeve në Samit.

I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›