E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fundjava drejt detit, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin turistik

Në këtë fundjavë qershori, temperaturat e larta kanë sjellë pushues të shumë pothuajse në gjithë vijën bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune. 

Në mesin e pushuesve dominojnë shqiptarët e Kosovës, të cilët prej vitesh e zgjedhin Shëngjinin si një nga destinacionet e tyre të preferuara. Ata vlerësojnë jo vetëm bukurinë natyrore të zonës, por edhe mikpritjen, çmimet e arsyeshme dhe përmirësimet në infrastrukturë.

“Këtë vit pastërtia [është e veçantë]. / Ajri i pastër,” shprehen dy turistë.

Ky sezon premton rritje të numrit të pushuesve, kjo edhe për sigurinë dhe pastërtinë që ofron autoriteti vendor në bashkëpunim me institucionet e tjera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›