E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjava, dyndje turistësh në plazhin e Dhërmiut

 

VLORE - Fundjava shënoi numrin rekord të pushuesve në plazhin e Dhërmiut, një nga më të bukurit e rajonit. Automjete me targa të Fierit, Korçës, Durrësit, Librazhdit, Beratit, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, si dhe mjaft autovetura të trupit diplomatik, të shoqatave e organizmave të huaja që veprojnë në Shqipëri, të shtunën dhe të dielën sollën në këtë plazh rreth 1000 pushues ditorë. Për vet përmirësimin e infrastrukturës rrugore shpresohet që sezoni në vazhdim të shtojë numrin e turistëve në Dhërmi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›