E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fundjava e shkurtit në Vlorë, Rama ndan pamje


TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Fundjava e ngrohtë me diell e këtij fundshkurti ka dyndur qytetarë të shumtë nga Vlora, por edhe nga rrethet, drejt bregut të detit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga deti Adriatik, ku qytetarët po shijojnë rrezet e diellit, ndërsa sfidojnë stinën duke notuar.

Investimi në Lungomare 3 në Vlorë, në aksin e Radhimës, ku janë ndërtuar bankina që ndikojnë edhe zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, si dhe ndërtimi i shëtitores buzë rrugës, janë cilësuar si investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

“Plazhi i ri që është hapur me akses këmbësor krah tunelit, ku është realizuar ajo pjesë e Lungomare 3, është realisht i bukur”, shkruan Rama.

Të shumtë ishin edhe ata që kishin zgjedhur të shëtisnin në zonën e Lungomares në Vlorë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›