E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama


TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, viziton sot Tiranën.

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama.

Rama dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, iu drejtuan Pallatit të Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes dhe prezantimi i delegacioneve. Më pas do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në zyrën e kryeministrit Rama dhe në vijim do të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.

Duke folur për këtë ngjarje, një ditë më parë, kryeministri Rama tha se vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme, shënon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë vitet e fundit.

1 nga 4

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›