Fundjava me Danny

Kush dëshiron që ti pres minutat e parë të 28 nëntorit, me njërin prej DJ më të mirë botërore atëherë shansi është më afër se kurrë. Është ora 23:00 e 27 nëntorit kur në Spray Club në Prishtinë, pritet të performojë DJ Danny Howels.
Muzika e tij të qon rrugës së progresive house ndërsa ai preferon më shumë ta definojë muzikën e tij si të lidhur me tech house. Howels konsiderohet të jetë njëri prej njerëzve më të dedikuar ndaj muzikës duke pas një përvojë 18 vjeçare prapa vetes. Në këtë karrierë të gjatë ai i ka bërë njerëzit të kërcejnë gjithë andej botës duke qenë poashtu Dj rezident në shumë klube si Arc, Ministry of Sound, Twilo, Renaissance, The End, dhe Bedrock. Puna e fundit e Howels ishte në shtator të vitit 2008, kur muzika e tij u bë pjesë e koleksionit legjendar Mix Collection të Renaissance.
Howels ka krijuar mikse të shumë kërkuar për Global Underground duke u bërë kështu DJ i vetëm i cili ka kontribuar për veprat kryesore të G.Underground me albumin e tij Miami. Përveç kësaj ai ka prodhuar edhe për Azuli's Choice si dhe tri volume të tij të njohura si Nocturnal Frequencies. Mikset e tij kanë pasur një ndikim tepër të madh në skenën e muzikës elektronike posaçërisht në Essential Mix kur edhe miksi i tij i katërt u transmetua në fillim të vitit 2007.
Howels nuk njihet vetëm si Dj por edhe si prodhues duke përfshirë këtu edhe mikset e Persuassion/Repercussion me Bedrock Records, Breathe me Renaissance Records si dhe Kinkyfunk me Yoshitoshi Records. Poashtu Danny ka pas një bashkëpunim të ngushtë me Deep Dish, e që njihet si "Size DDD". Howells ishte edhe afër repit dhe së bashku me reperin e njohur Eminem krijoi këngën Nobody listens to techno por duke miksuar albume si: Ride the Storm te Roachford, Get Together të Madonnes; Smooth Drive të Marco Bailey, Soldier të Destiny Child si dhe duke bashkëpunuar me artistët tjerë në remikse të Robbie Williams, David Morales, BT, Chakra, Ashtrax, Coco, Stonebridhe etj. Mysafir Special i mbrëmjes do të jetë Kuarteti Harkor - Orkestri i Prishtinës.