Kthehet Danish Jukniu
Prej dy ditësh është hapur në Shkodër ekspozita e piktorit Danish Jukniu (1934-2003) me punë të fondit të Galerisë së Arteve të Qytetit, si dhe tablo të paekspozuara më parë.
Ato bëjnë pjesë në koleksionin privat "Prival" të Shirazi dhe Aida Kastratit. Ekspozita qëndron e hapur për vizitorët deri në fund të muajit.
***********************************
Arti kinez i grafikës në Muzeun Historik Kombëtar
Edhe sot qëndron e hapur në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita me dizajnime kineze që Ambasada Kineze dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizojnë me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë.
Në ekspozitë përfshihen grafika të posterave, simboleve, librave, si dhe dizajnime speciale të Lojërave Olimpike të Pekinit.
Një javë për regjisorët e rinj
Sot është radha e "Parfumerisë" me regji të Saimir Sinës. Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar vazhdon deri më 25 nëntor Festivali i Teatrit të të Rinjve. "Java teatrore 09" nisi me shfaqjen "Norvegjia sot", me regji të Zana Krasniqit dhe vijon me "Morsa" regji të Najada Elmazit, "Shtëpia e Bernarda Albës" regji të Alma Hotit, "Banorët e shkallës 5" Sonila Kapedani dhe përfundon me "Fundi i Lojës" me regji të Elis Matajt.
Në jurinë e këtij viti është aktori Ndriçim Xhepa, regjisori i ri Mikel Kalemi dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Joli Gjovreku. Festivali përfundon në ditët e para të dhjetorit, ditë në të cilën shpallen edhe fituesit.
Tek "Parfumeria", dramë e shkruar nga Haqif Mulliqi, interpretojnë Saimir Sina dhe Spiro Duni. Skenografia është e Sonilda Bardhoshit
**************************
Tiranë, Galeria e Arteve
Për dy javë rresht në Galerinë e Arteve qëndron e hapur ekspozita e artistit Dalip Kryeziu. Në këtë ekspozitë prezantohen 30 piktura në teknikën e akuarelit dhe vajit.