E Martë, 3 Nëntor 2026

Fundjava me reshje, i nxehti afrikan vjen që me 4 qershor

Një fundjavë të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje shiu dhe kthjellime, por me temperatura jo të ulëta do të kemi në këto ditë të para të qershorit. Meteorologia Rezarta Xhakollari tregon se i nxehti afrikan pritet të vijë shumë shpejt.

“Do të kemi, dita e shtunë dhe dita e diel, me kthjellime vranësira, nuk do të mungojnë reshje të pakta në zonat malore gjatë pjesës së dytë të ditës, por temperaturat do të kenë një tendencë rritje graduale. Do të fillojë dita e martë deri ditën e premte javën tjetër, ku presim të afrohet anticikloni afrikan”, u shpreh meteorologia.

Ndërkohë, për një parashikim më afatgjatë, thotë Xhakollari, mund të thuhet se mesi i qershorit do të risjellë reshje të shiut.

“Pas datës 10 do të kemi sërish paqëndrueshmëri. Këto masat ajrore më të freskëta nga atlantiku do të zbresin drejt gjerësive gjeografike të Mesdheut dhe në mesin e qershorit do të kemi reshje shiu, rrebeshe e stuhi dhe temperatura që do të zbresin”, tha Xhakollari.

Kjo verë parashikohet të fillojë pas datës 21 qershor thotë Xhakollari dhe do të karakterizohet nga temperatura të larta e do të jetë një mot i thatë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›