E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjava vjen me temperatura te larta

Duke filluar qe sot fundjava pritet te regjistroje temperatura me te larta nga 48 oret e fundit gjate te cilave i gjithe vendi u perfshi nga i ftohti i acarte qe pritet te rikthehet ne fillim te javes tjeter.

Rritje temperaturash ka patur dhe gjate dites se sotme gje e cila do te vijoje deri te dielen.

Ne 24 oret e ardhshme temperaturat pritet te rriten deri ne 2 apo 3 grade duke ulur njekohesisht dhe intensitetin e reshjeve te shiut dhe te bores.

Ky permiresim moti pritet te jete i perkohshem pasi meteorologet parashikojne serish renie te temperaturave te cilat do te nisin qe prej mbremjes te se dieles kur vendi do te perfshihet serish nga temperatura disa grade nen zero. Kjo do te shoqerohet gjithashtu me reshje shiu ne disa zona ndersa ne ato malore rikthehen reshje e bores. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›