E Diel, 1 Nëntor 2026

Perdhunimi burri i tezesmashtron 15-vjecaren per trafikim

Ne 21 janar 2012 nje makine tip Audi shetiste ne nje lagje te Paskuqanit. Brenda saj ishte nje burre i moshes 40-vjec. Duke kaluar ai pa nje vajze 15 vjecare. E njohu menjehere pasi ajo ishte mbesa e ish- gruas se tij. Ndaloi makinen hapi xhamin dhe i foli ne emer. Vajza ktheu koken dhe pa ish-burrin e tezes. Ai e ftoi per ne apartamentin e tij duke i thene se ishte dhe motra e tij dhe i tha qe ajo ti vizitonte per darke. Duke qene se e mitura ishte shoqe e ngushte me motren e autorit pranoi te hipte ne makine dhe te shkonte ne apartament. Sapo mberriten 40- vjecari mbylli deren e jashtme ndersa me pas e terhoqi vajzen prej flokesh duke e shtyre drejt dhomes se gjumit ku ishte dhe krevati.

Ai ishte casti me i tmerrshem per te mituren e cila u detyrua te kryente marredhenie pa deshiren e saj. E gjithe skena zgjati rreth dy ore ndersa nga ana tjeter vajza qante me denese ngjarjen qe kishte perjetuar. Ish-burri i tezes e thirri te ishte afer saj dhe e paralajmeroi qe ajo mos ta hapte gojen dhe mos te fliste me askend. E tronditur dhe ne kushte te veshtira e mitura eshte shoqeruar ne shtepi nga burri monster ndersa me pas ka hyre ne banesen e saj. Ajo sfoli me askend. Madje as me te emen e saj. Kontaktonte nepermjet telefonit te shoqes me mashkullin qe e kercenonte se ajo duhet te ishte e disponueshme sa here qe ta therriste ai.

Nje dite tjeter ai e mori ne telefon per ta cuar serish ne banese. 15-vjecarja kishte afro dy dite qe ishte ne gjendje te renduar shendetesore. I kerkoi personit ne fjale qe ta conte ne spital se nuk ndihej mire ndersa ai refuzoi. Rruges duke ecur ne makine e kercenonte me pistolete duke i thene se ajo sduhet te fliste me askend aq me teper ti tregonte qe kishin kryer marredhenie seksuale pa deshiren e saj.

Per ta marre me afer i akuzuari i premtoi se do ta conte jashte shtetit te punonin te dy dhe ta ndertonin jeten se bashku. Sipas tij vajza do te punonte vetem dy ore dhe do te fitonte para te mjaftueshme qe te jetonin te lumtur. Pas disa ditesh e ema e saj e merr vesh te verteten dhe merr ne telefon te bijen duke i thene cfare i kishte ndodhur. E trembur nga e ema e saj 15-vjecarja kontakton me ish-burrin e tezes dhe i thote qe gjithcka u zbulua. Ai e ftoi serish ne banesen e tij dhe e ka mbajtur rreth tre dite te izoluar. Para se te largohej nga shtepia vajza la nje leter per familjen e saj Mami mos me kerkoni se eshte e kote.

Pas tre distesh vajza vjen ne banese dhe e perlotur i rrefen historine e trishte nenes se saj. Te dyja se bashku me tezen kane shkuar ne polici per te denoncuar 40-vjecarin i cili kishte abuzuar seksualisht me 15-vjecaren me qellim trafikimin e saj per jashte shtetit. Pas marrjes se denoncimeve Inspektoret e antitrafiqeve kane marre te gjitha masat e nevojshme per te bere te mundur zbardhjen e plote te ngjarjes dhe kapjen e autorit. Sipas burimeve policore i akuzuari jetonte ne nje apartament i vetem dhe po punohetper kapjen e tij. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›