E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fundjavat rritin numrin e vizitorëve në Gjirokastër

Ky vit për shkak të pandemisë globale ishte tepër i vështirë për sektorin e turizimit.Megjithatë edhe pse në kushte pandemie në qytetin e Gjirokastrës turizmi vazhdon.Janë të mjaftueshëm vizitorët që jo vetëm me rastin e festave të Nëntorit por edhe përgjatë pushimeve të fundjavës , zgjedhin të vizitojnë Gjirokastrën për të pushuar dhe eksploruar .Sipas Kryetarit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Gjirokastër Maksim Hoxha , vetëm gjatë festave të Nëntorit kapacitetet e hoteleve kanë qenë në rreth 50% të plotësuar .

Fundjavat dhe festat e Nëntorit kanë ndikuar edhe tek puna e artizanëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre  në zonën muzeale .Ata thonë se gjat렠kësaj periudhe numri i turistëve ka qenë pak më i lart렠dhe si rrjedhojë edhe marrdhenja tregëtare e tyre me vizitorët , ka rritur xhiron.

Gjirokastra ka të gjithë potencialin joshës të nevojshëm për vizitueshmëri përgjatë gjithë vitit , duke kombinuar natyrën, mikpritjen ,kapacitetet si edhe kujdesin e institucioneve përkatës shtetërorë që synojnë përthitjen e mëtejshme të investimeve,gjithnjë të domosdoshëm

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›