Maliq, linjë e re për ujësjellësin në fshatin Leminot

Në fshtin Leminot në Njësinë Administrative Pirg, po shtrohet një linjë e re ujësjellësi e cila do ju vijë në ndihmë banorëvë për furnizimin me ujë. Jo vetëm ky fshat por dhe të tjerë në Bashkinë e Maliqit po perballen me problemin e ujit për shkak të thatësirave, ndaj janë gjetur rrugë të tjera alternative. Sipas Ermal Gjonit administratorit të njësisë Pirg, kjo linjë do bëjë të mundur jo vetëm furnizimin me ujë të banorëvë të Leminotit por dhe të Pirgut.
Janë 730 banorë në këtë fshat të cilët për rreth 5 muaj janë në vështirësi për furnizimin me ujë pasi mungesa e shirave në stinën e vjeshtës ka bërë shkarkimin e depos së ujit.