Bashkia Gjirokastër përmirëson ndricimin publik

Ndricimi publik në qytetin e Gjirokastrës dikur një problem shqetësues për shume lagje të qytetit sot kjo cështje ka marrë zgjidhje madje duke vënë në efikas ndricimin led.Ky i fundit do të mundësojë një faturë energjitike publike 75% më pak .Nënkryetarja e Bashkisë Jorida Muho thot se ky ndricim do të përfshi pjesën dërmuese te qytetit ,ndërsa për objektet arsimore në bazë të projektit financuar nga giz po përdoren panelet diellore .Muho thot se këto punime do të përfshinë edhe zonat rurale të cilat mbartin problematiken më të lartë të këtij shërbimi.