E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjavë e përgjakshme në Meksikë, 50 të vdekur

Vetëm në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 50 persona, mes të cilëve dhe dy shtetas amerikanë.

Në një qytetet të provincës Guerrero në jug të Meksikës pati përleshje mes bandave të drogës dhe forcave të sigurisë që bënin kontroll. Në përleshjet me armë u vranë 14 anëtarë të bandës së drogës.

Ndërsa në qytetin Tulçingo bandat e armatosura vranë 6 policë.

Së fundi në Huarez janë vrarë me armë zjarri një punonjës i konsullatës amerikane bashkë me bashkëshorten teksa ishin duke udhëtuar me makinë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dënoi sulmin dhe u shprehu ngushëllimet e tij familjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›