Kili lëkundet nga një tjetër tërmet me fuqi 6,7 ballë
Instituti gjeofizik amerikan bën të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 72 kilometra nga qyteti Koncepsion, një nga më të prekurit që goditi Kilin më 27 shkurt. Sipas këtij instituti, tërmeti ra në orën 02:21 GMT në një thellësi 35 kilometra, por nuk u dha asnjë alarm për cunami.