Fundjavë me diell, ditë të nxehta nëse keni plane për plazh

Shqipëria do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme këtë fundjavë.
Në pjesën më të madhe të territorit parashikohet një mot i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Teksa po afron fundi i sezonit veror, temperaturat në zonat bregdetare ditën e shtunë do të variojnë nga 17 gradë Celsius në 33 gradë Celsius në Durrës, dhe 32 gradë në Vlorë e Lezhë.
Të dielën në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të arrijë 19 gradë Celsius.
Zonat e Elbasanit dhe Beratit do të regjistrojnë vlerat më të lartë në termometër, deri 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/