Përcillet për në banesën e fundit 23-vjeçari që u vra në Itali, Balla: Do ta ndjek procesin gjyqësor!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka premtuar se do të ndjekë proçesin gjyqësor në Itali për vrasjen e një të riu shqiptar, sipas tij derisa drejtësia të vihet në vend.
23-vjeçari Klajdi Bitri u vra pak ditë më parë në Sirolo pasi hyri të shuante një konflik ku u përfshi një shoku i tij.
Ministri Balla i cili ka marrë pjesë në varrimin e të riut në Lushnje, u ka shprehur prindërve të 23-vjeçarit gatishmërinë për të qenë pranë tyre në këto ditë të vështira.
Zoti Balla pati një rol të veçantë në ndihmesën për të sjellë trupin e të riut në vendlindje, pasi familja e tij nuk kishte mundësi.
Bashkia e Lushnjes ka ndihmuar me 5 milionë lekë të vjetra për shpenzimet e varrimit të të riut.
Gazetare: Megi Mëhilli
/ rtsh /