E Martë, 3 Nëntor 2026

Fundosja e jahtit në Siçili, sipërmarrësi britanik i teknologjisë në mesin e të zhdukurve

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur pasi një jaht britanik u mbyt në brigjet e Siçilisë gjatë motit të keq.

Sipërmarrësi britanik i teknologjisë, Mike Lynch, 59 vjeç, është në mesin e të zhdukurve, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u arrit të shpëtohej.

Në bord ishin 22 persona në total, ku 15 persona prej tyre u shpëtuan duke përfshirë një fëmijë njëvjeçar.

Kapiteni i një anijeje deklaroi se gjeti 15 të mbijetuar në një gomone dhe lajmëroi rojet bregdetare

Jahti 56 metra, Bayesian, ishte rreth 700 metra larg nga porti kur u fundos./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›