E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundvit i varfër në Sarandë, 20% më shumë të papunë

Sarandë- Qytetarët sarandjotë do ta presin vitin e ri që vjen më të varfër se një vit më parë.

Sipas vetë qytetarëve dhe tregtarëve, nga një llogaritje dhe një bilanc i arritjeve këtë vit që po mbyllim, ka rezultuar problematik për xhepat e tyre.

Më shumë se 20% të papunë se një vit më parë janë shënuar, ndërsa emigrantët që janë kthyer në shtëpi dhe enden në kërkim të punës janë me disa qindra.

Gjendja ekonomike e rënduar reflektohet në nivelin e reduktuar të kërkesës për produkte konsumi dhe rënia me gati 50% e kërkesës lidhur me produktet jashtë shportës. Tregëtarët thonë se ka rënë xhiroja vjetore dhe e kanë të vështirë të shlyejnë taksat. Ndërsa qytetarët thonë se jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë ndërsa flasin për mundësi të reduktuara punësimi.

Saranda ka gati 40% të popullsisë që jeton falë turizmit, por edhe ky ishte një vit i mbrapshtë për turizmin këtë vit teksa pushuesit shkurtuan kohëqëndrimin mesatar nga 10 në 7 ditë për shkak të krizës ekonomike. Të ardhurat shënuan një rënie të ndjeshme me 20%.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›