E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundviti rikthen emigrantët në shtëpi, fluks në pikat kufitare

Kakavijë- Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në shtëpitë e tyre në Shqipëri. Edhe këtë vit, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vednit kanë zgjedhur të festojnë ndërrimin e viteve me të afërmit e tyre.

Nga të dhënat e fundit që raportohen nga autoritetet kufitare, mëspjmë se në 24 orët e fundit nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë 5739 persona dhe 1397 mjete. Ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 3297 persona dhe 742 mjete.

Pala shqiptare është duke punuar me 5 sportele në hyrje dhe katër në dalje, ndërsa ajo greke po punon me 6 sportele gjithsej.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës numri i personave që kanë hyrë në 24 orët e fundit është 4277, ndërsa 981 është numri i automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtyre 24 orëve kanë dalë 1854 persona, dhe 838 mjete.

Ndryshe nga herë të tjera, njoftohet se lëvizja po vazhdon normalisht dhe pa probleme, pa shkaktuar rradhë të gjata dhe pritje.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›