Shtëllungat e telave dhe kabllove që na kërcënojnë çdo ditë
—-Nga Matilda Qosja—-
Jetojmë në Shqipëri, ku fatkeqësisht ka boll padrejetësi për të denoncuar dhe ngritur nga nje shqetesim real çdo dite, ka shumë gjëra që mund dhe duhen bërë më mirë, për sigurinë e shëndetit dhe jetës.
Ndaj ne nuk duhet të jemi indiferentë, por duhet të denoncojmë gjithcka që është në kundravajtje me ligjin dhe në demin tonë të përbashkët.
Në mënyrë që të ndryshojmë ambjentin ku jetojmë dhe rrisim sigurinë e jetës.
Një shqetesim real që e prekim cdo ditë janë edhe këto tela elektriku të lidhura kuturu të shperndara keq e më keq, pa as minimumin e sigurise.
Telat e lidhura pa sistemim, rrezik…
Telat që ndodhen kudo mbi kokat tona janë një rrezik evident për jetën tonë, ndaj ne duhet të kërkojmë që gjithcka të jetë e sistemuar në parametrat e duhur dhe jo tela te lidhura keqas mjafton të sjellin energji në shtëpi.
Edhe një rast tjeter rreziku…
Unë e ngre zërin sepse dua që të dal cdo mëngjes me të njetën siguri nga shtëpi, e jo të pres të ndalojë era që të dal për të vazhduar rrjedhën normale të ditës.
Telat e lidhur si rrjeta merimangash
Pothuajse kudo sheh pamje te tilla
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: