E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihrie Braha: Muzika dhe arti me vlere, shiten me shume Izaura Ndoj

Sharmi, eleganca dhe talenti nuk kane te ndalur per kengetaren kosovare, Mihrie Braha. Edhe pse ajo tashme ka shenuar 45 vite dhe eshte nena e nje djali, ajo mbetet femra ikone. Ne nje interviste per “Koha Tjeter”, Mihrie Braha, rrefen angazhimet, qe ka ne kuader te festave te fundvitit, sekretin e te qenit ne forme, lidhjen e saj me bashkeshortin Naimin dhe dashurine e madhe, qe ka per djalin Plator. “Jam shume e angazhuar tani me realizimin e nje show televiziv prej 40 minutash, per RTV 21, ku do te permblidhet pak a shume karriera ime deri me tani ne muzike. Ne anen tjeter, bashke me Naimin, sapo kemi perfunduar spektaklin televiziv per naten e Viti te Ri ne RTV 21, i cili ka nje shikueshmeri absolute ne Kosove dhe quhet “Odeon”, - shprehet Mihria. Pervec angazhimeve familjare, e vecanta e saj eshte, se nuk le pas dore koncertet dhe punen ne televizion. Me poshte gjate intervistes, do te lexoni dhe mbi projektet artistike.

Prej disa kohesh keni nxjerr klipin tuaj me te ri, i cili ka pasur shume komente pozitive. Si lindi bashkepunimi me kengetarin Labinot Rexha?

Kenga e fundit “Inati”, ka ardhur si nje bashkepunim i propozuar prej nje kohe te gjate, nga ana e nje kengetari relativisht te ri, Labinot Rexha. Ai, se bashku me grupin “Maciato Band” kishin bere kengen dhe tekstin dhe me propozuan kete bashkepunim. Natyrisht, me nje konsiderate per punen dhe perpjekjet e te rinjve per sukses ne kete segment krijimtarie, e diskutuam me Naimin dhe pranuam kete oferte duke patur parasysh, se edhe kenga dhe teksti na pelqyen dhe na intriguan per kete bashkepunim.

Jemi ne prag te festave te fundvitit. Ku do t’ju shikojme te angazhuar?

Jam shume e angazhuar tani me realizimin e nje show televiziv, prej 40 minutash per RTV 21, ku do te permblidhet pak a shume karriera ime deri me tani ne muzike. Ne anen tjeter, bashke me Naimin, sapo kemi perfunduar spektaklin televiziv per naten e Viti te Ri ne RTV 21, i cili ka nje shikueshmeri absolute ne Kosove dhe quhet “Odeon”. Llogaritni ne cdo spektakel, vetem spektatore jane afer 500 veta.

Angazhimet e shumta ju japin kenaqesi apo ju lodhin?

Nje dite e imja, nuk ngjan me diten tjeter, sepse varet nga impenjimet e mija ne jeten time profesionale, por edhe familjare. Ngrihem heret, pi nje kafe, lexoj dicka apo shoh televizor, me pas nese jam ne shtepi, merrem me ndonje gje qe mund ta bej nga shtepia. Ditet e tjera mund te jem ne rruge neper Evrope, apo edhe ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare, ne koncertet e planifikuara. Por, ka raste qe mund te me shkoje dita ne avion etj, Kur kam kohe te lire, bej ndonje vizite, ose lexoj apo pergatis garderoben, qe pretendoj ta kem per ne paraqitjet e ardhshme koncertale.

Ne maj festuat 20-vjetorin e marteses, nje pervjetor qe dukej sikur vitet nuk kishin ecur aspak. Pse zgjodhet te nuseronit pas kaq vitesh?

Te them te drejten, zakonisht zgjedhim dicka te vecante per pervjetoret tane. E kisha menduar dhe ia propozova Naimit kete gje. Atij i pelqeu dhe me fotografin Avni Selmani, realizuam nje set fotosh te vecanta e me pas edhe festuam njezetvjetorin e marteses sone.

Sharmante dhe plot hijeshi shfaqeni ne cdo moment. Cili eshte sekreti i te qenit ne forme?

(Qesh)! Eshte nje pyetje, qe me behet ore e cast. Shkurt e shqip! Rrezatimi pozitiv, ushqimi i rregullt, pak palester dhe mbi te gjitha trashegimia gjenetike, me bejne te jem kaq ne forme.

Si i kujtoni fillimet tuaja ne muzike. Po raporti me Naimin, sa ju ndihmon ne drejtim te muzikes?

Fillimet e mija ne boten e muzikes, datojne qe nga femijeria si nje pasion per te imituar yjet e kohes si Nexhmije Pagarushen, Vace Zelen, etj. Me pas jam perfshire ne shoqerite muzikore te asaj kohe, ne Mitrovice dhe me pas ne Prishtine, ku njoha edhe Naimin. Kur njoha Naimin, ai tanime ishte i popullarizuar dhe une sikur isha dashuruar ne zerin e tij. Njohja me te i dha drite jetes sime. Dashuria e tij per mua dhe e imja per te, si duket ne realitet, eshte edhe ajo spuntoja e fuqishme shpirterore e te qenit me shume se mire ne jeten time.

Pervecse nje nene, jeni dhe nje bashkeshorte e mrekullueshme. Si eshte lidhja juaj me djalin?

Lidhja ime me Platorin, i ngjan nje perralle me ju thene te drejten. Tani per befasi dua t’iu tregoj, se sapo kemi bere nje kenge bashke. Autore jane Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku, orkestruar dhe incizuar nga Cekiqi.

Keni menduar te perjetoni serish emocionet e nenes, apo mjaftoheni me dashurine e djalit?

Kishim planifikuar edhe nje femije tjeter. Ne fakt, pata nje deshtim qe me lendoi shume dhe tani gjithcka ne kete bote, vlen Platori.

Prej vitesh keni spikatur si nje kengetare profesioniste. Ku e gjeni me mire veten ne folk, apo muzike te lehte?

Ka nje rregull qe vlen, qe kur ekziston muzika. Duhet te kesh zerin si dhunti dhe me pas mund te interpretosh cdo zhaner. Une, ndjehem mire edhe tek folk-popi edhe tek muzika e lehte dhe nuk mund te ndaj gje, apo te dalloj gje.

Prej kohesh nuk ju kemi pare te jeni pjese e Festivaleve ne Shqiperi. Pse?

Nuk e di, ndoshta i kam tejkaluar ato faza. Kur je ne ndjenjen e gares dhe tani jeta muzikore me eshte bere komplet profesion dhe jete profesionale. Ndoshta edhe do te paraqitem ne ndonje festival, s’mund te them se nuk i ndjek festivalet.

Si e shikoni zhvillimin e muzikes ne Shqiperi. Mendoni se komercializmi ka pushtuar tregun?

Trendet sado te duken te vonuara, jane ne drejtim te nje zhvillimi te hovshem. Komercializimi i muzikes, ka qene pjese e ketij zhvillimi te te gjithe popujt e perparuar, por dallimi eshte, se me kohe jane sterholluar shijet, jane kultivuar ato dhe me kete, asgje s’i ka mbetur rastesise. Kjo gje ka rrjedhur ashtu sic rrjedh shkollimi dhe ne fund njerezit, qe kane formuar shijen, dine edhe te shijojne. Nuk mund te them se gjendja eshte e shkelqyer, por ka zhvillim dhe kjo eshte me rendesi. Me nje fjale, muzika dhe arti me vlere, shiten shume ne boten e perparuar. Kjo do te ndodhe edhe tek ne.

Cilat jane projektet, qe do t’iu ndjekin ne 2013-n?

Koncerte, kenge te reja, ndoshta festivale dhe befasi te tjera. Le te leme dicka per biseden e ardhshme. Eshte mrekulli qe jemi protagoniste, autore dhe kreatore te jetes apo te ngjarjeve, qe jetes i japin kuptim, Zoti e bekofte njeriun!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›