E Diel, 1 Nëntor 2026

Funeral biznes rikthen Xhokaxhinë

E mërkura e Arkvit të Filmit i kushtohet krijimtarisë së regjisorit Gjergj Xhuvani, që vjen me dy filma të shkurtër. Sot në mbrëmje, ora 19:00, projeksionet 35 mm, rikthejnë në homazh edhe piktorin Ilia Xhokaxhi. Filmi Funeral biznes, me regji të Xhuvanit, një produksion relativisht i vonë, 1999, 30 minuta, në role ka aktorët Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lamin. Sinopsi: Vendi është i zhytur në krizën e besimit ndaj ligjit, moralit, drejtësisë së shtetit. Nën këtë epidemi dhune, Sana, një grua e thjeshtë, e cila nuk e pranon këtë kod moral, nuk dorëzohet kurrë së mbrojturi familjen e vet. Tensioni, ankthi, tmerri, vetmia Sa forcë kanë të mposhtin një grua që beson në Zot dhe do familjen e saj?
Filmi Funeral biznes ka marrë pjesë në konkurrimin zyrtar të filmave të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias 1999.
Filmi tjetër i shkurtër, po 30 min, është e E diela e fundit, prodhim i ish-Kinostudios Shqipëria e re, i vitit 1992. Në role: Ilia Shyti, Margarita Xhepa, Sokol Angjeli.
Historia e një çifti të moshuarish, të cilët gjatë një dite plot surpriza, sjellin në mendje se sa të vetmuar ndihen. Në fund të ditës, shtëpia e tyre kthehet në një burg në mes të qytetit të zhurmshëm. Regjisori Gjergj Xhuvani lindi në Tiranë në 20.12.1963. Në vitin 1986 mbaroi studimet në Institutin e Lartë të Arteve dhe filloi punë si as/regjisor në Kinostudion Shqipëria e re. Puna e tij e parë si regjisor ishte Bardhë e zi në 1990. Më pas pati sukses me filmin Parullat 2001, fitues i shumë çmimeve kinematografike midis të cilëve Award of the Youth në Festivalin e Kanës 2001, Gran Prix në Tokio International FF 2001 dhe Cottbus East Europian FF. Në filmografinë e tij përfshihen produksione të pasviteve 90, si: Lindje Perëndim Lindje, 2009; I dashur armik, 2004; Parullat, 2001; Funeral biznes, 1999; Dashuria e fundit, 1995; Një ditë nga një jetë, 1994; E diela e fundit, 1992; Bardhë e zi, 1991.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›