E mërkura e Arkivit me Xhuvanin
25/08/2010 Këtë javë është regjisori Gjergj Xhuvani ai që vjen në të mërkurën e Kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Bëhet fjalë për dy filma të shkurtër të tij:
“E diela e fundit”, një prodhim 30 minutësh i vitit 1992 dhe “Funeral Bussines” (30 minuta), prodhim i vitit 1999.
Filmi i parë, një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e re”, me skenar po të Xhuvanit, muzikë të Shpëtim Saraçit, drejtor fotografie Mihal Rama, piktor Shyqyri Sako, sjell në role Ilia Shytin, Margarita Xhepën, Sokol Angjelin. Është historia e një çifti të moshuarish, të cilët gjatë një dite plot surprize, sjellin në mendje se sa të vetmuar ndjehen. Në fund të ditës shtëpia e tyre kthehet në një burg në mes të qytetit të zhurmshëm.
“Funeral bussines” është një skenar i Dhimitër dhe Gjergj Xhuvanit. Vendi është i zhytur në krizën e besimit ndaj ligjit, moralit, drejtësisë së shtetit. Nën këtë epidemi dhune, Sana, një grua e thjeshtë, e cila nuk e pranon këtë kod moral, nuk dorëzohet kurrë së mbrojturi familjen e vet. Tensioni, ankthi, tmerri, vetmia… Sa forcë kanë të mposhtin një grua që beson në Zot dhe do familjen e saj? Me pak fjalë kjo është ngjarja që trajtohet në këtë film. “Funeral Bussines” ka marrë pjesë në konkurrimin zyrtar të filmave të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias 1999. Drejtor fotografie i filmit është Dan Alexandru. Montazhi është realizuar nga Shazie Kapoli, piktor Ilia Xhokaxhi kurse zëri nga Niko Shallo. Producent është Gjergj Xhuvani (Albania General Vision), ndërsa në role vijnë Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami.
Gjergj Xhuvani
Lindi në Tiranë në 20.12.1963. Në vitin 1986 mbaroi studimet në Institutin e Lartë të Arteve dhe filloi punë si as/regjisor në Kinostudio “Shqipëria e re”. Puna e tij e parë si regjisor ishte “Bardhë e Zi në 1990. Më pas pati sukses me filmin “Parullat” 2001 fitues i shumë çmimeve kinematografike midis të cilëve Award of the Youth në Festivalin e Kanës 2001, Gran Prix në Tokio International FF 2001 dhe Cottbus East Europian FF.
Filmografi: 2009- Lindje Perëndim Lindje; 2004- I dashur armik; 2001- Parrullat; 1999- Funeral Business; 1995- Dashuria e fundit; 1994- Një ditë nga një jetë; 1993- E diela e fundit; 1991- Bardhë e zi.