Funerali i Papa Françeskut, monarkë e presidentë iu bashkuan ceremonisë mortore

Udhëheqësit politikë dhe fetarë, së bashku me mijëra pelegrinë, u mbledhën në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën Françeskut. Gjithsej 130 delegacione duke përfshirë 55 krerë shtetesh, 14 krerë qeverish dhe 12 monarkë ishin të pranishëm.
Dhjetëra udhëheqës dhe personalitete, duke përfshirë Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Princin William, iu bashkuan rreth 250 mijë njerëzve të pranishëm, ku 50 mijë ishin brenda vetë Sheshit të Shën Pjetrit.
Nga Shqipëria ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, Ministri Igli Hasani, ambasadorja Majlinda Frangaj dhe Ministrja Adea Pirdeni.
Papa Françesku, papa i parë i Amerikës Latine dhe udhëheqësi i rreth 1.4 miliardë katolikëve, vdiq në moshën 88-vjeçare më 21 prill, të hënën e Pashkëve.
/rtsh.al/