Funerali shtetëror i Berlusconit, mbahet mesha në nderim të ish kryeministrit! Qytetarët mbushin rrugët për t’i dhënë lamtumirën

Në Milano është duke u zhvilluar funerali shtetëror për t’i dhënë lamtumirën ish kryeministrit Silvio Berlusconi. Mesha po mbahet në Katedralen në Piazza Duomo, ku të pranishëm janë edhe krerë të shteteve nga e gjithë bota.
Të pranishëm në meshë janë edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenti Sergio Mattarella, presidenti i Lombardisë Attilio Fontana, kryetari i bashkisë së Milanos Giuseppe Sala, por edhe kryeminsitri i Hungarisë Viktor Orban dhe kryeministri Edi Rama.
Arkivoli i Silvio Berlusconit mbërriti duke u duartrokitur nga qytetarët që kishin mbushur rrugën dhe sheshin para Katedrales, ku po kryejnë homazhet në nder të tij.
Makina e mortit u nis nga vila e ish-kryeministrit në Arcore dhe ka mbërritur pas rreth gjysmë ore në Piazza Duomo, ku rrugës kanë qene më mijëra qytetarë për t’i bërë nderimet e fundit.
Ish-kryeministri italian dhe themeluesi i Mediaset, Silvio Berlusconi ndërroi jetë më 12 qershor në moshën 86-vjeçare dhe vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare.
/rtsh.al/