E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të paktën 17 emigrantë humbën jetën pasi një varkë u përmbys në jugperëndim të Greqisë

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi barka me të cilën po udhëtonin u fundos në bregun jugor të Greqisë.

Në bord të mjetit, që raportohet të ketë qenë peshkarexhë, besohet të kenë qenë mbi 400 emigrantë.

Autoritetet raportojnë se 104 persona janë shpëtuar deri tani. Ata janë dërguar në qytezën e Kallamatas.

Ndërkohë po vijon edhe një operacion kërkim shpëtimi në jugperëndim të krahinës jugore të Peloponezit.  Në  të janë angazhuar gjashtë mjete të rojës bregdetare greke, një frigatë e marinës, një helikopterë I forcave ajrore si dhe disa mjete detare private.

Barka e cila mendohet se kishte destinacion Italinë ishte nisur nga Tobruk në lindje të Libisë. Autoritetet greke dhe agjencia europiane për mbrojtjen e kufirit Fronteks u informuan fillimisht për mjetin nga  roja bregdetare italiane.  

Gazetare Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›