Putin pretendon se kundërofensiva e Ukrainës po dështon

Presidenti rus Vladimir Putin ka pretenduar se kundërofensiva ukrainase ka qenë e pasuksesshme dhe ushtria e Kievit kishte pësuar humbje të mëdha, duke folur në një takim me korrespondentë të luftës, Putin theksoi se humbjet e Kievit po I afroheshin një niveli katastrofik, siç u shpreh ai.
Pa dhënë prova të mbështesin pretendimet e tij, Putin tha se ukrainasit kishin humbur mbi 160 tanke, ndërsa Rusia 54.
Megjithëse pjesa më e madhe e deklaratave të putin gjatë takimit me gazetarët ishin përgjithësisht vetë përgëzuese, ai pranoi se autoritetet e Moskës mund të kishin vepruar më mirë në lidhje me sulmet ndërkufitare të ndërmarra nga territori ukrainas drejt Rusisë.
Ai u shpreh se po shqyrtonte mundësinë e krijimin në territor ukrainas të një zone e cila do të mbulonte një distancë që do ta bënte të pamundur prekjen e territorit rus nga Ukraina.
Putin gjithashtu theksoi se Rusia kishte mungesë municionesh të precesionit të lartë, pajisjeve të komunikimit, avionëve apo dronëve pavarësisht se prodhimi i armëve kishte shënuar rritje të ndejshme gjatë vitit të fundit. Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ndërkohë ka mohuar se kundërofensiva e ushtrisë së tij po dështonte.
“Po lëvizim përpara” tha ai gjatë video fjalimit të mbajtur në orët e vona të së martës, duke falënderuar trupat ukrainase për çdo hap dhe çdo metër tokë që po çlironin nga pushtuesit rusë .
Kundërofensiva e Kievit është në fazat e saj të hershme, dhe janë arritur fitore modeste në krahinat e Donestkut dhe Zaporixhias.
Zelenski gjithashtu pretendoi se forcat ukrainase kishin avancuar në Bahut. Ndërkaq, ushtria ukrainase u shpreh këtë të mërkurë se humbjet e rusëve gjatë 24 orëve të fundit përfshinin 680 ushtarë, tetë tanke dhe një sistem të mbrojtjes ajrore.
Gazetare Elda Pepa
/rtsh.al/