Funksionet aktuale të FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aktualisht vetëm rol këshillimor në Shqipëri. Diskutimet e saj me qeverinë pritet të zhvillohen çdo 1-2 vjet dhe bazohen në artikullin katër të marrëveshjes së anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizëm. Qeveria i ka të gjitha të drejtat të veprojë si ta shohë të arsyeshme, pavarësisht se çfarë mendojnë ekspertët e Fondit. Qeveria shqiptare ka të drejtë gjithashtu të mbajë të fshehtë nga sytë e publikut raportet e FMN-së për vendin tonë. Dje, Fondi publikoi një raport zyrtar në faqen e vet të internetit për Maqedoninë, por jo për Shqipërinë.
Vetëm në rast se qeveria gjendet në pamundësi për të shlyer detyrimet e veta, atëherë mund të lidhë një marrëveshje shpëtimi me Fondin. Sot për sot, një marrëveshje e tillë duket e panevojshme dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje se për këtë gjë "duhet të falënderojmë Zotin."
Në rast se Shqipëria përkeqësohet deri në atë pikë sa të kërkojë ndihmën e FMN-së, atëherë kreditë e fondit jepen përkundrejt kushteve për disiplinë financiare.
Disa vende të Europës Lindore u detyruan gjatë krizës së fundit të kërkojnë ndihmën e FMN-së. Bosnja, Serbia, Rumania e Hungaria nënshkruan marrëveshje shpëtimi dhe aktualisht po i nënshtrohen programeve të ristrukturimit, të cilat përfshijnë ulje të fortë të shpenzimeve publike.