Kryeministri këmbëngul: Na u forcua euro
Natyrisht, leku nuk mundej që, jo trimërinë e Lekës, por edhe trimërinë e Skënderbeut po të kishte, të mos e ndiente këtë forcim të papërmbajtur të euros.
Kryeministri Berisha përsëriti edhe një herë dje se qeveria e tij nuk ka asnjë përgjegjësi për dobësimin e monedhës kombëtare lek dhe se sipas tij, leku është sjellë shumë mirë deri tani. Sipas tij, forcimi i euros është një problem për Bashkimin Europian ndërsa nuk komentoi se çfarë pasojash negative mund të ketë dobësimi i lekut.
"Natyrisht, euro ka njohur forcime të mëdha, të cilat u bënë problem madhor, fillimisht për një seri vendesh jashtë sistemit të euros, por anëtare të Bashkimit Europian apo në proces e sipër për t‘u bërë anëtare, sepse raporti euro me monedhat e këtyre vendeve u zhvlerësuan nga 15 deri në 40 për qind. Forcimi i euros është bërë një problem madhor për ekonomitë e eurozonës", tha Berisha. Ai nuk shpjegoi se cilat janë monedhat që janë dobësuar. Sipas tij, leku përballoi me sukses edhe përpjekjet e ca grupeve të caktuara që përdorën lekun për politikën e vet.
"Duhet të themi se leku është mbajtur më mirë se të gjitha monedhat e tjera të vendeve përreth. Banka e Shqipërisë, gjykoj se ia doli ta menaxhojë shumë mirë problemin, ta menaxhojë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm, jashtë çdo lloj emotiviteti dhe disa përpjekjesh shumë të papranueshme të grupeve të caktuara që vunë në shërbim të interesave të tyre politike propaganda dhe qeverinë me antilek", tha Berisha, duke përsëritur edhe një herë teorinë e komplotit kundër lekut, që sipas ministrit të Financave, është vënë në zbatim nga "segmente të caktuara të opozitës". Sipas Berishës, Banka e Shqipërisë nuk ra pre e provokimeve të tilla.
"Natyrisht, leku nuk mundej që, jo trimërinë e Lekës, por edhe trimërinë e Skënderbeut po të kishte, të mos e ndiente këtë forcim të papërmbajtur të euros," vijoi ai. Askush nga ekonomistët e kontaktuar nga "Shqip" dje nuk e shpjegoi dot se çfarë lidhjeje ka Leka dhe Skënderbeu me kursin e këmbimit lek-euro.