E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqia e barrikaduesit Pantiq

Rrugët e veriut të Mitrovicës, ato që çojnë në pikën kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak, akoma mbahen nën kontrollin e të ashtuquajturës organizatë e sigurisë “Civilna Zastita”, e cila komandohet nga ish-kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, shkruan Zëri.

Komandanti Pantiq, i cili shumëherë ka deklaruar se “Civilna Zastita” është nën komandën e tij dhe se kjo organizatë do t’i mbrojë serbët e veriut dhe se nuk do të lejojë kurrë që ajo të zhbëhet, pati fuqinë që t’i mobilizojë pjesëtarët e kësaj organizate të armatosur, që t’i organizojë për vendosjen e barrikadave në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, në Rudare të Zveçanit, për t’i penguar doganierët dhe policët kosovarë që të shkojnë në pikën kufitare në Jarinje.

Derisa tani është liruar rruga për në Jarinje dhe doganierët dhe policët kosovarë, të përcjellë nga KFOR-i dhe EULEX-i shkojnë në këtë pikë kufi tare, rruga tjetër që çon për në Bërnjak mbetët e bllokuar nga barrikadat që ka vendosur “Civilna Zastita”.

Por, ka të atillë që thonë se barrikadat në rrugën Mitrovicë-Leposaviq nuk janë vendosur nga pjesëtarë të Civilna Zastita, por nga punëtorë serbë, të pakënaqur me pagat minimale të Serbisë që nuk u janë paguar për më tepër se shtatë muaj./Zëri/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›