E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani: Unë jam kandidat i PDK-së për Prizrenin, e jo i pavarur

Nait Hasani ka mohuar zërat se do të kandidojë i pavarur për kryetar të Prizrenit. Ai tha se për kryetar të Prizrenit do të garojë si kandidat i PDK-së. ”Unë jam kandidat i PDK-për kryetar të Prizrenit, e jo i pavarur sic është raportuar sot në media”, tha Hasani për “PrizrenPress”.

Ai tregoi se asnjëherë nuk ka menduar të kandidojë si i pavarur për kryetar të Prizrenit. “ Po të kisha menduar të kandidoj i pavarur, këtë e kisha bërë moti publike e jo tash”, tha Hasani.

Deputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani ka shpallur kandidaturën e dyfisht; atë për kryetar të Degës dhe Komunës së Prizrenit. Hasani është në pritje të zyrtarizmit të kandidaturës. Deri më tash janë lakuar shumë emra të PDK-së për kandidat të Prizrenit.Dega e PDK-së, ndërkaq ende është në pritje të zyrtarizmit të kandidatit të saj dhe të Prizrenit./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›