E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqia e plogeshtise

Super Balkan dokumentarin qe lindi Tirana viti zero-n Fatmir Koci e xhiroi ne vere 1997. Ishte heret per te folur per nje reflektim te shqiptareve por regjisori nxjerr prej plogeshtise se njerezve disa pyetje themelore ne kohe krize. Nje film qe kap shenjat e post-tranzicionit


Askush nuk mund ta thote sakte pse eshte nje film i mire per shqiptaret Tirana viti zero 2001. Perpjekja per ta shpjeguar rreshqet sepse kjo kinema e Fatmir Kocit doli ne nje moment qe pleksi nje sere rrethanash te jashtme me kerkesat estetike te autorit.


Nje vepre si kjo nuk mund ti afrohesh me duar te pastra. Koha e romantizmit ka njeqind vjet qe eshte mbyllur e bashke me te idealet i gjen ne rrenojat e artit modern te shekullit te njezete te tjetersuara si art ne vazhdimesi. Vazhdimesia e asaj qe ka qene.


Dje pame ne Arkivin Shteteror te Filmit Super Balkan 1998 40 rrenojat qe ngriten Tirana viti zero. Ka tre vjet diference nga realizimi i dokumentarit te filmi artistik. Elementet e vendit kohes linjave te historive qe tregon Koci jane thuajse te njejta.


Nuk eshte qellimi te krahasojme dy filma te te njejtit autor te gjinive te ndryshme por te gjejme permes tyre hapesiren e bashkejeteses te cilen Koci e identifikon qarte si ne njerin film ne tjetrin Super Balkan me Shqiperine ne fokus e qe ne fakt eshte nje vajtje-ardhje nga Tirana ne Durres dhe Tirana viti zero me Tiranen ne fokus me gjithe rrezatimin e saj gjeografik qytetar tregtar kaotik me tej ne Shqiperi.


Pas projeksionit ne takimin me studentet e filmit regjisori tregoi
Super Balkan eshte xhiruar ne veren e vitit 97. Ishte e veshtire ishte kenaqesi lemsh nje gje cmendurore. Nje bashkeprodhim me ish-Kinostudion.


Une sapo kisha hapur nje kompani te vogel. Me ka ndihmuar shume i gjithe grupi edhe pse ishte nga grupet e fundit qe funksiononte ne ate kohe. E kam xhiruar me kameramanin Vladimir Marko i cili me te vertete ka bere nje pune te jashtezakonshme. Filmi eshte xhiruar me 35 mm bardhezi dhe me ngjyra.


Ky dokumentar eshte nje lloj perplasje kohesh imazhesh mendimesh. Nuk kam dashur te mbaj nje qendrim te caktuar duke perdorur qysh nga materialet arkivore dhe xhirime te vitit 97. U munduam bashke me montazhieren Peri Mato e cila ne fillim heshti kur pa materialet e xhiruara. Kishim folur thelle per ate thelb qe donim ti jepnim dokumentarit nga ana stilistikore.


Duke e lene te bente ajo vete nje prove te shkurter montazhi para se te mbyllja deren i thashe Perit Aman Peri mos ma bej te ngadalte kete dokumentar Pra shpejt shpejt shpejt. Natyrisht shpejtesia nuk vlen nese gabon.


Me interesonte ne ate kohe qe te merresha me ata pak artiste qe njihja per te ditur se cfare benin ne ate realitet qe po kalonim.
Me fjale te tjera Te vihej ne pikepyetje historia


Nuk doja te mbaja qendrim sepse viti 1997 ishte nje histori shume e re. Nuk kishin kaluar as shtate vjet nga renia e izolimit. Nuk doja te mbaja qendrim edhe pse historia jone ishte e tille. do histori e nje vendi ka procesin e vet. Une doja ta beja te njohur permes artit dhe artisteve kete lloj perplasje historike.


Keshtu ishte heret per te folur per nje reflektim te shqiptareve por regjisori nxjerr prej plogeshtise se njerezve disa pyetje themelore ne kohe krize dhe arrin te kape shenjat e post-tranzicionit.
Regjisori interviston njerez ke menduar te ikesh nga Shqiperia Perse duhen keta bunkere eshte liria eshte arti eshte lufta eshte Miss Albania


Mimoza Ahmeti thote se nuk iku nga Shqiperia per pese pare spec dashuri se lufta eshte ekzibicion Gazmend Leka thote se eshte i lodhur nga Akademia e Arteve ne kerkim te nje talenti qe nuk duket Vladimiri tregon per derdhjet ne bronz te portreteve te te rinjve te vrare kot ose mes njeri-tjetri se ne shqiptaret e kemi ne gen lojen me vdekjen. Te gjithe ne nje ze pyetja per artin iu duk kot. Per momentin eshte zero thote nje udhetar Shqiperia eshte ne zero pse ca problemi ke


Tregjet baret shkollat rruget studiot e piktoreve qe suverjojne kaosin.
Lufta dhe arti ikja dhe qendresa. Ketu ka nje paradoks flitet per keto dhe asgje nuk jepet ne masen qe duhet. Asnjeri prej ketyre fenomeneve per te cilat flasin shqiptaret e Kocit nuk e dominon tjetrin. Nuk ka arme sa duhet nuk ka art sa do duhej nuk ka as ikje sa duhet dhe as qendrese ndaj ndryshimeve qe mund te vijne sepse koha historike e vitit 1997 nuk eshte mbyllur akoma dhe hesapet e njerezve jane te hapura.


Te njejtat fenomene qe regjisori Koci i trajton ne menyre radikale ne dokumentar te Tirana viti zero ai i shpreh me nje gjuhe ajsbergu personazhet flasin pak dhe nenkuptojne shume. Historia eshte e pranishme thellesisht e pranishme te Super Balkan te Tirana viti zero historia eshte nje realitet psikologjik ne mentalitetin e disa prej personazheve qe e jetuan te gjithe epoken e Enver Hoxhes.


Kamera eshte tmerresisht aktive te dokumentari dhe po aq e gjalle te artistiku ritmi eshte super i shpejte te dokumentari shkon ne pika ekstreme te shpejtesise sa rrezikon ta shkaterroje e te mos ruaje masen me thyerjet qe i ben struktures filmike. Dhe sigurisht Koci thote se e ka bere me qellim. Por ai ritem ngacmues e humbet qellimin.


Gjysma e dyte e dokumentarit bie ne perseritje dhe shkon drejt ezaurimit te mjeteve qe fillimisht perbenin me te miren.
Lemsh cmenduri thote ai per te shprehur levizjen e botes shqiptare ne te gjitha drejtimet njekohesisht sic ndodh ne Super Balkan.


Ke te besh me nje pseudolevizje me xhirim te rrotave ne ajer me levizje pa ecje nje ngecje ne vendin ku pak perpara edhe kishte nje rruge. shte gjendje inercie te cilen regjisori mundohet ta provokoje ti beje njerezit te flasin duket perdorur fjalet kyc te traumes se vjeter dhe te re - bunker dhe lufte te problemeve te vjetra dhe te reja - arti liria dhe... Miss Albania si shenje per epoken e mishngrenesve.


Dje u tha se ky film ka nje harmoni te formes me permbajtjen. Iris Elezi regjisore e re e tha Per mua prandaj eshte i mrekullueshem Super Balkan edhe Alternative Head te dy te Fatmir Kocit sepse eshte nje rast perfekt i harmonise se formes me permbajtjen. Nuk mund te behej nje film per ate kohe tonen kaotike dhe filmi te mos kishte kete forme kaotike. E bombarduar nga gjera nga me absurdet edhe me ate muzike qe ka filmi kjo ishte ajo qe ndjeja rrugeve te Tiranes ne ato vite.


Super Balkan eshte nje dokumentar post-modern perpiqet ta shfrytezoje plogeshtine e njerezve dhe ta ktheje ate ne ngjarje.


Montazhierja e filmit Peri Mato
Filmat tane kane vuajtur nga ngadalesia


Fatmir Koci ka nje stil. Ai ta ben te thjeshte punen. Kur je ne montazh duhet te mbash parasysh cfare eshte menduar dhe cfare eshte xhiruar. Fatmiri asnjehere nuk ka ardhur ne montazh ne menyre te lodhshme gjithmone vinte me bollek. Materiali arkivor ishte shume i mire dhe xhirimet e tij ishin shume te bukura. Une di nje gje nga puna me te ai e mendon shume kuadrin dhe kuadrin e tij te vjen keq ta hedhesh ne kosh.


Ajo rremuje qe te Super Balkan duket e rastesishme ne te vertete ka qene e menduar thelle. Kerkesat e tij i diktonte vete materiali qe smund te ishin per nje film te shtrire klasik.
Tere filmat tane kane vuajtur ne montazh pikerisht prej ngadalesise. Ishte kerkese e Fatmirit per te mos punuar ne menyre klasike me kete dokumentar.

Regjisori Fatmir Koci tha dje ne takimin me studentet
- Kam dashur te bej filma te ndryshem. Nuk me pelqen nje stil. Njeriu duhet te provoje estetiken e vet gjakun frymezimin ritmin dinamiken e vet gabimet e veta.


- Dhuna eshte pjese e jona eshte pjese e botes e shoqerise njerezore sic eshte rockrrolli dhe paraja pjese e botes.

- Ajo qe ndodhi para nje jave ne mes te Tiranes ne Evrope pjese e te ciles jemi qe ka vendosur disa norma ne emer te ligjit te pranimit te refuzimit. Askush nuk mund te pajtohet me nje moral te keq.

- Femra eshte shume e pranishme te ky dokumentar edhe te Tirana viti zero. Une besoj te nje potencial i saji shume here i ndryshem nga i mashkulli por qe ende nuk e njohim.


- Realitetin e sheh edhe duke ndenjur e vrojton permes CNN TV Klan-it ne gazete. Por ne kete thellesi ku ti ke hyre dhe ne kete lartesi ku ti do te vesh ka dhe nje realitet qe vjen ne nje forme tjeter e qe quhet dokumentar. Dokumentari te afron aty ku fictioni te largon. Ka nje drame dokumentari qe te dish ta zbulosh eshte e jashtezakonshme.


- Po te me pyesni sot per krijimtarine time do te thosha une kam bere pak. Mund te bej me shume por ne nuk jemi te strukturuar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›