Masteri shkencor qeveria miraton 6715 kuota

Vendimi / Kriteret e pranimit te studenteve ne programin Master Profesional i vendosin vete fakultetet
Gati tre muaj pas nisjes se vitit akademik 2010-2011 Keshilli i ministrave vendos te ndryshojne numrin e pranimeve ne programin Master i Shkencave. Keshilli i Ministrave dje ka vendosur qe per kete vit akademik ne institucionet publike te arsimit te larte kuotat e pranimeve per programet e studimeve te ciklit te dyte te jene ne total 6715 te cilat do te ndahen per gjashte kategori te vecanta.
Sipas vendimit kuotat e pranimeve per programet e studimit Master i Shkencave jane 6715 nga keto 5873 kuota jane per aplikantet brenda territorit te vendit dhe 652 per aplikantet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit. Te gjithe ata qe do te fitojne te drejten e studimit do ti nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi pagesa e se ciles mund te behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte.
Per sa i perket kategorise se studenteve perserites ata do ti nenshtrohen tarifes se shkollimit te vitit akademik ne te cilin vazhdojne rregullisht studimet. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise gjithashtu eshte vendosur se kuotat ne dispozicion te studenteve te huaj per kete vit te jene 50 per kategorine e te verberve 20 kuota ndersa per romet dhe shtetasit shqiptare me origjine ballkano-egjiptiane do te kete 20 kuota.
Kriteret e pranimit te studenteve ne programe te caktuara studimi sipas vendimit te Keshillit te Ministrave do ti percaktojne vete universitetet. Kuotat e pranimeve per ata aplikante qe kane statusin e te verbrit do te shperndahen nga MASH-i sipas listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve.
E njejta procedure do te ndiqet edhe me shperndarjen e kuotave te pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH-i te cilat do te shperndahen sipas listes se hartuar nga shoqatat Shoqata Kombetare te Romeve dhe Shoqata Kombetare te Ballkano-egjiptianeve.
Do te jete ministria e Arsimit ajo qe do te administroje kuotat e pranimeve per transferimin e studimeve procedure kjo qe do te realizohet duke u bazuar edhe ne kerkesat e institucioneve publike te arsimit te larte.
Nen administrimin e MASH-it do te jene edhe pranimet per shtetasit e huaj qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise ne ciklin e dyte te studimeve. Keto do te shperndahen ne baze te marreveshjeve dy apo shumepaleshe ndermjet vendeve.
Pranimet
a Kuotat e pranimeve te reja per programet
e studimit Master i shkencave ne total 6525
Kuotat e pranimeve te reja per programet
e studimit Master i shkencave per aplikantet
brenda territorit te vendit 5873
Kuotat e pranimeve te reja per programet
e studimit Master i shkencave per
aplikantet shqiptare nga trojet jashte
kufijve te vendit 652
b Kuotat per transferimin e studimeve 100
c Kuotat per te huajt 50
d Kuotat per te verbrit 20
dh Kuotat per romet/ballkano - egjiptianet 20