E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targat e reja si dhe cfare ndryshohet

TIRAN- Ndryshimi i formatit te targave ne vend po shoqerohet me vendosje te rregullave te reja per pajisjen e automjeteve me kete shenje identifikimi si dhe per sa i perket administrimit te procesit nga autoritetet. Udhezimi i dale se fundmi nga Ministria e Transporteve per pajisjen me targa te reja te automjeteve ne vend i detyron te gjithe perdoruesit e automjeteve qe ne rast se nderrojne rrethin ku banojne te dorezojne targat e vjetra duke marre te rejat.


Edhe pse me pare ishte deklaruar se pajisja me targa te reja per automjetet qe tashme jane ne qarkullim nuk do te behej me detyrim masa e marre se fundmi nga Ministria do te jete detyruese per nje mori qytetaresh qe do te nderrojne vendbanim.


Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit te Transportit Rrugor Kreshnik Bozdo konfirmon per gazeten se prodhimi i targave te reja eshte ne fazat e fundit te tij ndersa pajisja e automjeteve do te filloje brenda gjysmes se pare te ketij muaji.


Ne kushtet e ndryshimit te formatit te targave ajo qe shqeteson me shume shoferet eshte kostoja shtese qe shoqeron procesin.


Por zyrtaret e Ministrise se Transporteve shpjegojne se pajisja me targa te reja do te behet fillimisht per ato automjete qe regjistrohen per here te pare te Republiken e Shqiperise e me pas do te vijoje gradualisht pajisja me targa per ata qe rezultojne aktualisht te regjistruar.


Ne rastet kur kemi te bejme me automjete qe kane dale tashme nga qarkullimi DPSHTRR-ja pritet te vendose nje afat limit brenda te cilit pronaret duhet ti dorezojne ato. Ne rastet e vjedhjeve apo humbjeve te targave fillimisht shoferi duhet te beje denoncimin ndersa me pas mund ti drejtohet Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor ne rrethin ku ai banon per targa te reja.


Ndryshimi i formatit te targave u konsiderua si nje mase e domosdoshme duke qene se ne kryeqytet ku jeton perafersisht nje e treta e popullsise se vendit seria fundore ka arritur deri tek shkronja U. Te dhenat me te fundit bejne me dije se edhe kjo seri eshte duke mbaruar pasi deri pak dite me pare targat e leshuara kishin arritur deri tek numri 7300. Me perjashtim te serise Z e cila perdoret per targimin e automjeteve te zyrtareve te larte shteterore kane mbetur vetem shkronja X dhe Y.


Targat e reja do te kene nje format krejt te ndryshem krahasuar me ato qe jane sot ne qarkullim. Ngjyrat mbizoteruese do te jene e bardha dhe e kaltra. Shqiponja dykrenore tashme edhe ajo e bardhe eshte vendosur mbi nje sfond blu ndersa poshte ka te shkruar AL ndersa ne te djathte te targes eshte shenuar viti i pare i regjistrimit te automjetit ne Shqiperi. Ato do te perbehen nga kater karaktere dhe tre numra.


Ne te majte pas nje shiriti me ngjyra te flamurit te Bashkimit Europian do te jene dy karaktere pas tyre tre numra dhe me pas edhe dy karaktere te tjera pra ne formatin AA 000 AA. Krahas automjeteve pjese e sistemit te ri te targave do te jene edhe mjetet bujqesore ato industriale etj.


Sistemi i ri i targave kosto vjetore 600 mije euro


Pajisja me targa te reja te automjeteve ne vend ka nje kosto vjetore te konsiderueshme ne buxhetin e shtetit. Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor ka kontraktuar tashme prodhimin e targave te reja dhe ato pritet te fillojne te shperndahen se shpejti. Kreshnik Bozdo kreu i DPSHTRR-se shpjegon se kostoja vjetore ne buxhet e prodhimit te targave te reja vertitet ne rreth 600 mije euro. Shuma ne fjale i referohet numrit te larte te targave qe pritet te prodhohen duke marre parasysh se ne sistemin e ri perfshihen shenja te ndryshme dalluese te mjeteve sipas perdorimit te tyre.


Do te kete targa te ndryshme per mjetet sipas perdorimit dhe mund te permend ketu edhe mjetet bujqesore apo edhe ato industriale - shpjegon Bozdo. Kostoja vjetore vertitet rreth 600 mije euro per shkak se nderrimi i targave pritet te jete falas per ata qe i kane te targuara tashme automjetet e tyre por kjo kosto pritet te ulet me kalimin e viteve pas daljes nga qarkullimi te mjeteve te vjetra dhe hyrjes te makinave te reja.


Del nga qarkullimi seria Z


Sistemi i ri i targave pritet te heqe nga qarkullimi serine Z e cila eshte shenje dalluese e automjeteve te zyrtareve te larte te shtetit. Tashme neper rruge nuk do te levizin me automjete me kete seri duke e zhdukur keshtu dallimin mes automjetit privat e atij te zyrtareve. Ndryshim do te kete per autoveturat e policise se shtetit. Ato do te kene shkronja ne ngjyre blu mbi sfond te bardhe ndersa targat e mjeteve bujqesore dhe industriale do te kene sfond te gjelber.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›