E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqitë botërore diskutojnë të ardhmen e Libisë

Fuqitë botërore takohen sot në Londër për të diskutuar të ardhmen e operacioneve humanitare dhe proceseve politike në Libi.

Në takim pritet të marrin pjesë kreu i OKB-së, Ban Ki-Moon, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Takimi mbahet në kohën kur forcat kryengritëse po përparojnë drejt bastioneve të sundimtarit libian, Moamer Gadafi.

Para takimit, kryeministri britanik Dejvid Kamerun dhe presidenti francez Nikola Sarkozi përsëri i bënë thirrje Gadafit që të lërë pushtetin.

Në konferencën e Londrës pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 35 vende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›