E Diel, 1 Nëntor 2026

Moskë, lideri çeçen akuzohet për sulmin në aeroport

Rusia ka ngritur akuza zyrtare ndaj udhëheqësit çeçen për organizimin e sulmit vetëvrasës në aeroportin e Moskës.

Kreu i komitetit të hesuesisë, Vladimir Markin Doku Umarov është akuzuar për organizimin e sulmit më 24 janar në aeroportin Domodedovo.

Në sulmin u vranë 37 persona dhe më shumë se 180 të tjerë u plagosën.

Umarov e pohoi përgjegjësinë për sulmin në një video të postuar në internet në shkurt, dhe paralajmëroi edhe për sulme tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›