E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqitë e mëdha botërore, të zhgënjyera nga veprimet e Iranit

"Irani nuk është treguar i gatshëm mbi marrëveshjet për çështjet bërthamore dhe grupi 5+1 (SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe Franca dhe Gjermania) ka shprehur zhgënjimin e tij". Në një deklaratë të përbashkët të grupit, të lexuar para gazetave në Bruksel nga drejtori Robert Cooper, theksohet se Teherani nuk i ka zbatuar "tri marrëveshjet e nënshkruara në takimin e Gjenevës në tetor". Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimin e tyre për refuzimin nga ana e Teheranit për të transferuar jashtë vendit sasinë e uraniumit për t‘u pasuruar. "Irani nuk është angazhuar në një dialog intensiv dhe në veçanti nuk ka pranuar të marrë pjesë në një takim të ri para fundit të tetorit, për të diskutuar për programin e tij bërthamor", lexohet në komunikatën e përbashkët të shpërndarë nga përfaqësuesit e SHBA, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë. Nga ana tjetër, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Mohammed El Baradei, është shprehur se synon të arrijë një marrëveshje me Iranin brenda vitit. "Është e vetmja mundësi për të kaluar nga rreziku i sanksioneve në ndërtimin e një raporti të bazuar te besimi reciprok", ka thënë El Baradei, duke përsëritur se është kundër sanksioneve me të cilën herë pas here fuqitë botore kërcënojnë Iranin. "Sanksionet do të përkeqësonin më keq situatën". Kreu i AIEA, në fund, ka kërkuar një përpjekje nga ana e qeverisë iraniane për të sqaruar një herë e përgjithmonë natyrën e programit të saj bërthamor. Në javët e shkuara, El Baradei i kishte bërë një propozim vendit islamik për të zgjidhur krizën bërthamore, së cilës qeveria iraniane nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Ky propozim parashikonte pasurimin e uraniumit jashtë vendit, por autoritetet e Teheranit deri sot janë treguar shumë skeptike mbi këtë plan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›