E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, 20 vjet nga "Konventa për të drejtat e fëmijëve"

Përmes ceremonive të veçanta anembanë, bota përkujtoi 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Fëmijëve. Sipas OKB, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve ka ndryshuar mënyrën se si janë trajtuar fëmijët. Megjithatë, sipas tyre, miliona fëmijë në botë vuajnë ende nga mungesa e ushqimit, strehimit dhe kujdesit shëndetësor, ndërsa shumë të tjerë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe përballen me abuzimin e vazhdueshëm. Po ashtu, sipas të dhënave, shumë prej tyre nuk kanë të afërm apo familje. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, e nënshkruar në vitin 1989, i garantonte fëmijëve të drejtën për të jetuar, edukuar, për t‘u argëtuar dhe mbrojtur nga abuzimet. Ai është traktati i vetëm për të drejtat e njeriut që ka gjetur një mbështetje kaq të madhe ndërkombëtare. Është ratifikuar në 193 vende dhe pret vetëm përkrahjen e SHBA dhe Somalisë. Sipas OKB-së, nënshkrimi i kësaj konvente ka pasur një impakt të madh. "Në çdo vend, në çdo qytet, në çdo media ju dëgjoni një histori rreth të drejtave të fëmijëve dhe ky është ndryshimi më i madh. Ka ende shumë probleme të pazgjidhura, por sot fëmijët janë thelbi i shoqërisë, i medias, politikës", tha Elizabeth Gibbons, drejtoresha e UNICEF. Por, sipas OKB, 24.000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin çdo ditë si pasojë e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme që fare lehtë mund të shmangen. Sipas të dhënave, një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh po rriten pa prindër apo të ndarë nga familjet e tyre. Shqetësimi më i madh i takon Rusisë dhe ish-vendeve sovjetike, ku më shumë se 1 milion fëmijë jetojnë nëpër institucione. Shumica kanë vetëm një prind, por shumë të varfër që kujdeset për ta. Sipas organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, shumë vende po përpiqen të ecin në gjurmët e Rusisë, duke ndërtuar më shumë jetimore dhe jo duke u përpjekur t‘i mbajnë familjet të bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›