E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fuqizimi i rolit të gruas në ekonominë rurale, BB: Pjesë e vendimmarrjes

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Për vite me radhë, bujqësia dhe pylltaria në Shqipëri kanë qenë sektorë që tradicionalisht janë drejtuar nga burrat, por sot situata ka ndryshuar.

Projektet e mbështetura nga Banka Botërore, si Projekti i Shërbimeve Mjedisore dhe Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, kanë krijuar më shumë hapësira për gratë për të marrë role drejtuese, duke i bërë ato më të pavarura dhe fuqizuara ekonomikisht.

Banka Botërore, përmes një postimi në rrjetet sociale sot renditi arritjet kryesore nga zbatimi i projekteve mbështetëse, ku veçon se: 1058 gra kanë përfituar pagesa nga punët sezonale.

Sipas BB, gratë përbëjnë 50% të bordeve të shoqatave pyjore dhe gratë u përfshinë në 94% të fazën së përgatitjes së propozimeve, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes për përdorimin e tokës. Ndërsa 106 mijë fermerë (50% gra) përfituan nga sistemet e modernizuara të ujitjes dhe drenazhimit.

Pjesëmarrja dhe rritja e rolit drejtues të grave në sektorin e bujqësisë konsiderohet si faktor kyç në fuqizimin e ekonomisë rurale.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›