Si mund te perfitohet pension i larte nga sigurimet vullnetare
Avushe Zhuka
Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon skemen e sigurimit vullnetar per te perfituar me shume te ardhura. Ky institucion ben te ditur kategorite qe mund te paguajne kete lloji sigurimi. Masa e pagesave per sigurim vullnetar qe duhet te bejne personat e vetepunesuar punesuar apo punedhenesit per te perfituar pension te larte. Perfitimet qe lindin nga pagesa e ketij lloji sigurimi vullnetar pensione baze pleqerie invaliditeti dhe familjar dhe pensione me te larta se niveli baze sipas llogaritjeve mbi shumefishin e pagave te paguara. ISSH ben gjithashtu te ditur masen e sigurimit vullnetar per deget e tjera dhe kushtet e perfitimit nga kjo skeme. Sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit mund te bejne te vete-punesuarit te punesuarit dhe punedhenesit. Ky sigurim behet nga te vete-punesuarit vetem per vitin korent.
Perfituesit
Sigurim vullnetar per me shume te ardhura mund te kryejne te gjithe personat ekonomikisht aktive te vetepunesuar te punesuar dhe punedhenesit te cilet duhet te jene te siguruar si te tille ne skemen e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Ky sigurim behet vetem per vitin korent. Sa duhet te paguhet per sigurim vullnetar per me shume te ardhura. Personat e vetepunesuar sigurohen me page minimale mujore 16 820 leke ose shumefishi i saj mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6 pra dalim tek sigurimi me kuote fikse 3 633 leke ose shumefishi i kesaj kuote. Te punesuarit sigurohen me page minimale mujore 16 820 leke ose shumefishi i saj mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6 pra dalim tek sigurimi me kuote fikse 3 633 leke ose shumefishi i kesaj kuote. Ndersa punedhenesit sigurohen me page minimale mujore 16 820 leke ose shumefishi i asaj mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6 pra dalim tek sigurimi me kuote fikse 3 633 leke ose shumefishi i kesaj kuote.
Deget
ISSH ben te ditur kategorite qe mund te paguajne sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit. Sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit mund te bejne te vete-punesuarit te punesuarit dhe punedhenesit. Ky sigurim behet nga te vete-punesuarit vetem per vitin korent. Perfitimet nga sigurimi vullnetar per keto dege jane per paaftesi te perkohshme ne pune. Periudha e perfitimit per paaftesi te perkohshme ne pune fillon ne diten e 15 te raportit mjekesor dhe zgjat jo me shume se 6 muaj nga data e fillimit te pageses. Perfitime per pagese per aksidente ne pune si dhe te ardhurat e papunesise kjo bie ndesh me shkronjen b pika 1 e nenit 53 te Ligjit tone ku nje nder kushtet e perfitimit te papunesise eshte qe keta persona te jene punekerkues te papune.Keto perfitime jepen mbasi te jete plotesuar jo me pak se 1 vit ne degen perkatese.
Sa duhet te paguhet per sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit
Sigurim per dege te tjera sigurimi bejne vetem te vete-punesuarit kundrejt pages 16 820 leke per
- Degen e semundjes 0.3 ne shumen 51 leke ne muaj
- Degen e aksidenteve 0.3 ne shumen 51 leke ne muaj
- Degen e papunesise 0.9 ne shumen 151 leke ne muaj.
Perfitimet nga sigurimi vullnetar per deget e tjera te sigurimit.
Si paguhet sigurimi vullnetar
1. Personi i interesuar paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore te qytetit ku ai ka vendbanimin dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.
2. Personi i interesuar duhet te kete me vete dokumentet e meposhtme
a Fotokopje te librezes se punes ku pasqyrohen periudhat e sigurimit
b Fotokopja e librezes se kontributeve ne rast se e disponon
c Fotokopje e kartes se identitetit/pasaportes.
3. Nese personi i interesuar bie dakord per tu siguruar vullnetarisht do te marre dokumentin tip Urdher veprimi i cili plotesohet nga inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore.
4. Duke disponuar kete Urdher veprim personi i interesuar paraqitet ne banke per te bere pagesen. Me kryerjen e pageses ai pajiset nga banka me Mandat arketimi.
5. Pas disponimit te mandatarketimit personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore me te cilin lidh marreveshjen e sigurimit vullnetar qe nenshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore mandatarketimi ne asnje rast nuk i dorezohet punonjesit te sigurimeve shoqerore. Ai eshte personal dhe mbahet nga vete personi i interesuar.
6. Pas nenshkrimit te marreveshjes inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore eshte i detyruar te beje pasqyrimin ne libreze te kontributeve te personit te interesuar. Ne rast se personi i interesuar nuk ka nje libreze kontributesh atehere atij i hapet nje libreze e re e cila pasqyron kontributet per sigurim vullnetar te paguara nga personi i interesuar.
Kush quhet person i vetepunesuar
Person i vetepunesuar eshte personi i cili ushtron vete aktivitetin e tij dhe personi me te ardhura te rregullta nga veprimtaria ekonomike.
Mbi cilen baze ligjore paguhen kontributet e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore
Pagesat e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore behen ne baze te Ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise Ligjit nr. 7870 date 13.10.1994 Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise Ligjit nr. 9136 date 11.09.2003 Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore VKM nr. 1114 date 30.07.2008 dhe te Udhezimit te Ministrit te Financave nr. 26 date 16.04.2009.
Cfare jane dhe pse duhet te paguhen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore
Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore jane pagesa te detyrueshme per te gjithe personat ekonomikisht aktive ku perfshihen edhe te vete-punesuarit. Ato jane nje detyrim monetar per tu paguar ne shkembim te nje sherbimi specifik apo ushtrimi te te drejtave per sigurim shoqeror dhe shendetesor. Duke paguar kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ju jeni i siguruar per te perfituar nga Ligji i sigurimeve shoqerore dhe nga Ligji i sigurimeve shendetesore.
23 Shtator 2010