Furrat e bukes kerkohet rritje me 1.5 leke per kW/h
Prodhuesit e bukes do te kene nje arsye me shume per te rritur cmimin e saj gjate vitit te ardhshem. Shtrenjtimit te miellit pritet ti bashkengjitet edhe energjia elektrike. Pergjate ketij viti ERE miratoi nje rritje minimale te cmimit te energjise per furrat e bukes dhe fabrikat e prodhimit te miellit me 0.1 leke duke e cuar ate nga 7.5 leke per kW/h qe ishte me pare ne 7.6 leke per kW/h.
Ndersa sipas propozimit qe OSSH i ka derguar se fundmi asaj cmimi per kete kategori gjate vitit te ardhshem kerkohet te shkoje deri ne 9.11 leke pavaresisht linjes me te cilen ato furnizohen.
Gjate debateve per rritjen e cmimit te energjise elektrike nje vit me pare prodhuesit e bukes kishin kercenuar shtrenjtimin e menjehershem te saj per shkak te rritjes se kostos se prodhimit. Shtrenjtimi minimal i energjise gjate ketij viti per furrat e bukes dhe fabrikat e prodhimit te miellit ishte nje mase e marre per te mbrojtur konsumatoret.
Por nje rritje e metejshme e energjise elektrike me rreth 1.5 leke do ta bente te pashmangshem transferimin e kesaj kostoje ne cmimin e bukes.
ERE Nepravishta Vendimi per energjine deri ne 15 dhjetor
Propozimi i OSSH-se per rritjen e cmimit te energjise elektrike eshte dorezuar prane ERE-se qe me date 1 shtator ndersa tashme i mbetet ketij institucioni te marre vendimin per masen e rritjes qe do te miratoje. I kontaktuar nga gazeta kreu i ERE-s Bujar Nepravishta shpjegoi procedurat qe do te ndiqen deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar. Sipas tij ERE ka kohe deri ne 15 dhjetor te ketij viti per te shpallur tarifat e reja te energjise elektrike per te gjithe konsumatoret.
Vendimi do te merret bazuar mbi metodologjine e perllogaritjes se tarifave te shperndarjes se energjise elektrike -tha Nepravishta. Pritet qe vendimi nga ERE te merret deri ne mes te dhjetorit ndersa parashikohet te ndiqet e njejta praktike si nje vit me pare ku operatoret do te thirren te diskutojne publikisht pretendimet e tyre ne lidhje me kerkesen e tyre per rritjen e cmimit te energjise.
CEZ Ja pse kerkojme rritjen e cmimit
OSSH shpjegon arsyet e kerkeses per shtrenjtimin e cmimit te energjise elektrike. Ne nje publikim per mediet administratoret ceke te ndermarrjes e lidhin kete kerkese me investimet e larta qe sipas tyre jane bere qe prej privatizimit te saj si dhe nevojes per investime te metejshme ne disa zona te vendit per permiresimin e rrjetit.
OSSH ka bere nje kerkese prane Entit Rregullator te Energjise per rritjen e cmimit te energjise me 11.92 per qind. Llogaritja behet bazuar ne konceptin e mbulimit te kostove reale te kompanise.
Synimi yne eshte te arrijme ne nje situate ku OSSH nuk do te kete nevoje te rrise cmimet bazuar ne kostot me te larta te kompanise - thekson OSSH. Me tej kompania shpjegon se nje pjese e investimeve jane shtrire ne zona ne te cilat deri me tani nuk ishte investuar duke instaluar matesa te rinj rimekembur infrastrukturen e nenstacioneve etj.
Perpjekjet e tanishme dhe te ardhme do te reflektohen ne menyre te paevitueshme ne koston e energjise. Permiresimet dhe investimet duhet te financohen nga cmime me te larta -permbyll kompania.
Kontrollet tatimet penalizojne 403 biznese
Organet tatimore penalizojne mbi 400 biznese ne te gjithe vendin pas nje kontrolli te pergjithshem te organizuar pergjate harkut kohor 20 gusht- 15 shtator.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ben me dije se gjate kesaj periudhe jane ushtruar kontrolle ne te gjithe territorin e vendit me qellim formalizimin e ekonomise duke verifikuar nivelin e vendosjes se kasave fiskale si dhe deklarimit te punonjesve ne skemen e sigurimeve shoqerore. Nga 403 biznese te penalizuara per 285 prej tyre eshte nxjerre urdher bllokimi.
Procesi eshte shoqeruar edhe me masa konfiskimi te mallrave dhe aseteve dhe kallezim per ndjekje penale ne Prokurori. Nje pjese e konsiderueshme e penaliteteve ndaj bisnesit eshte vendosur per mospajisje dhe mosperdorim te pajisjeve fiskale - behet me dije nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.