Furtunë në polici, Burgaj ndërron 8 drejtorë në qarqe
TIRANË - I sapoemëruar në krye të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka ndërruar 8 drejtorë të përgjithshëm të policisë në qarqe. Thuajse të gjithë me përjashtim, të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.
Shemsi Prenci, drejtor i policisë së Fierit largohet nga detyra dhe në vend të tij shkon Mëgrim Hoxha, i cili deri me tani ka qene drejtor i policisë së Lezhes.
Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Vlorës largohet nga detyra dhe zevendësohet nga drejtori aktual i policisë se Elbasanit, Aleks Hajdari.
Emri Vata emërohet drejtori i policisë se Gjirokaster, duke lene ate te kreut te policisë ne Korçës. Saimir Muça është emri me i ri ne rrethin e drejtuesve te policive ne qarqe. Ai eshte emëruar në krye të policisë së Elbasanit.
*****
Ikën kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi
28 tetor
Është larguar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci. Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar në këtë post, zëvendësi i Prencit, Hysni Burgaj, i cili mbante detyren e nendrejtorit.
Drejtori i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen tek ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili po sot propozoi emrin e Burgajt për shef të policisë. Mësohet se ministri i Brendshëm ka deklaruar si motiv të dorëheqjes së Prencit problemet e tij shëndetësore. Ndërkaq pritet të ketë edhe një komunikim zyrtar për këtë largim.