E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër thika stomatologes, në kërkim autori

DURRËS- Një grua 50-vjeçare ka përfunduar në kirurgji në gjendje të rëndë për jetën, pasi është plagosur me thikë nga një i ri, (me të njëjtin mbiemër me të, mendohen kushërinj) në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Durrës, kur gruaja u godit 4 herë me thikë. Sipas policisë viktimë e agresionit ka mbetur Rukije Balla, me profesionin mjeke stomatologe, ndërsa autor është identifikuar Denis Balla, 22-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Mendohet se autori dhe gruaja janë fis mes tyre, por kjo ende nuk është sqaruar. Të paqarta mbeten po ashtu edhe motivet e ngjarjes.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›