E Diel, 1 Nëntor 2026

Fusha e mbetjeve që po i merr frymën Beratit, vatër sëmundjesh (FOTO)

rruge-e-ndotur-ne-beratBerat- Shumë pranë qendrës së Beratit, në fshatin Orizaj, gjendet fusha e depozitimit të mbetjeve e cila prej kohësh përbën një shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.

Rinalda Proko, e cila na ka dërguar këtë imazh në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com, thotë se sapo hyn ndeshesh me vargmale mbetjesh të depozituara dhe e ke të vështirë të vazhdosh më tej rrugën pasi tymi nga djegiet e tyre gati sa stë zë frymën.

Proko rrëfen se mbetjet që digjen janë nga më të ndryshme si goma, lloje te ndryshme plastikash,rrobash të vjetra etj. Sikur të mos mungonte, fare pranë kësaj fushe depozitimi gjendet edhe një shkollë , ku përditë nxënësit thithin gazrat e dëmshëm që çlirohen nga djegja e mbetjeve në mënyrë të papërgjegjshme.

Teksa ecën më tej ndeshesh me pellgje ujërash të zeza që së bashku me mbeturinat jane kther në vatra infeksioni duke përfunduar në lumin Osum. Proko thotë se edhe pse janë bërë hapa përpara në këtë qytet drejt menaxhimit të integruar të mbetjeve ende mungon një fushë depozite sanitare sipas standarteve. “Eshtë koha të veprohet dhe ti jepet fund kësaj gjendje!”,-apelon ajo.

rruge-beratNdotja në Berat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›