Fushaj: “Të bindur se fitojmë me Dinamon”presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj përjashtoi publikisht çdo hamendje të shkarkimi te ish-trajnerit të Partizanit, duke theksuar se “rezultatet negative janë si pasojë e grupit e jo vetëm të trajnerit”:

Publikoje ne:
Vllaznia e ka nisur jo mirë sezonin (2 humbje në 3 ndeshjet e para) dhe në sfidës e radhës pret në shtëpi Dinamon, një takim shumë i vështirë për shkodranët. Blutë nga kryeqyteti kanë bërë një super-start me 3 fitore, në po aq ndeshje dhë të kompletuar me një mbrojtje “shumëkombëshe” (1 shqiptar, 1 serb e 2 argjentinas) kanë pësuar vetëm 1 gol (po aq sa Besa e Apolonia).
Në fakt, pas humbjes 1-0 me Kastriotin në javën e fundit (të tretën e Superligës), trajneri i kuqebluve, Hasan Lika, u shpreh se ai ishte gati të largohej nga drejtimi nëse drejtuesit e klubit do ta konsideronin atë si shkak të ecurisë jo të mirë të 9-herë kampionëve të Shqipërisë.
Por, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj përjashtoi publikisht çdo hamendje të shkarkimi te ish-trajnerit të Partizanit, duke theksuar se “rezultatet negative janë si pasojë e grupit e jo vetëm të trajnerit”: “E konsideroj këtë thjesht një fazë kalimtare. Duhet të përforcohemi dhe të japim maksimumin ën fushë. Normalisht që është një ndeshje e vështirë me Dinamon. Ndeshja nis gjithmonë 0-0, dhe kam bindjen se lojtarët për 90 minuta do të japin gjithçka për të fituar ndeshjen”.
E Enjte, 17 Shtator 2009